• |
ide | kryesore

(VIDEO) Turqia poshtëron ambasadorin e Izraelit në aeroport, e detyron të heqë këpucët para kamerave

Planet



Turqia i kërkoi ambasadorit të Izraelit të largohej përkohësisht nga vendi, në shenjë proteste ndaj civilëve palestinezë të vrarë në Izrael. Por, në aeroportin e Stambollit, ambasadorin Eitan Na’eh e priste një përcjellje aspak e këndshme. Përveç kontrollit të rreptë, ai është detyruar të heqë edhe këpucët, ndërsa duket se autoritetet turke kishin ftuar edhe mediat në pikëkalimin ku do të kalonte ambasadori.

Momenti është kapur nga kamerat, ndërsa veprimi ka nxitur reagimin e ashpër të shtetit Izraelit. Ministria e jashtme e Izraelit në një deklaratë tha se ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi duke shtuar se “Izraeli nuk do të tolerojë trajtim të tillë të diplomatëve të tij”. 

Si kundërpërgjigje ndaj këtij veprimi të turqve, edhe Izraeli i lajmëroi mediat për të përcjellë largimin e ambasadorit turk Umut Deniz, i cili iu nënshtrua kontrolleve të rrepta, e po ashtu u detyrua të kalonte nëpër skanerin e trupit.

E gjithë situata u krijua pasi trupat izraelite vranë 60 persona dhe plagosën qindra të tjerë, në protestën që palestinezët organizuan pranë Jerusalemit,  të hënën kur ambasada amerikane u hap në këtë qytet. Turqia fajësoi Izraelin dhe SHBA për këto vrasje.

Lexo mw tej nga Lapsi.al: 

Protesta globale dhe zemërim ndaj masakrës së djeshme ndaj palestinezëve në Gaza  

Tmerri në Gaza/ Si u përshkallëzua konflikti që shkaktoi dhjetëra të vrarë 

Erdogan shpall tre ditë zie pas tragjedisë në Gaza: Izraeli shtet terrorist që po bën genocid 



1 Comment

  1. kjo nuk eshte dicka per tu shprehur si e malle mbasi nuk ka peshore qe tregon vleren e cmimit te padrejtesise qe shteti hebre ka kryer ndaj popullit palesinez nder vite por shpresoj qe kombi cifut te rivlersoj qendrim dhe ndryshojne automatikisht ti largohet padrejtesise se pacmangeshem cmimi paguhet se si vec zoti mallerishem e din ,cmimi ndalet vetem me pendim ndjes dhe hak sipas ullzimit zotit koha ende premton por jo gjat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *