• |
ide | kryesore

60 vjeçarja shqiptare tenton të vrasë kardiologun italian, u pagua me 5 mijë euro

Lajme, Të fundit



Një italian nga Foggia është arrestuar pasi kishte porositur vrasjen e vëllait të tij, për shkaqe ekonomike dhe të një konflikti trashëgimie.

Maurizio Correra, 53 vjeç, i kishte paguar pesë mijë euro, duke i dhënë edhe pistoletën, një gruaje 60-vjeçare, Haxhire Tusha, dhe djalit të saj, Shpëtim Rivzani, 24, të dy emigrantë shqiptarë.

Më 27 mars, në orën tetë të mëngjesit, teksa Massimo Correra, mjek kardiolog, doli nga shtëpia bashkë me djali, minoren, gruaja shtiu dy herë drejt tij me pistoletë.

Për fat të mirë, plumbat nuk prekën askënd, ndërkohë që dy shqiptarët dhe italiani porositës i krimit tashmë janë pas hekurave.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *