• |
ide | kryesore

Alarmi në Serbi për kancerin, Vuçiç fajëson bombardimet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë

Lajme



Presidenti serb Aleksandar Vuçiç fajësoi bombardimet e NATO-s për rritjen e numrit të personave të diagnostikuar me kancer në Serbi. Ai tha se municioni me uranium të varfëruar është njëri ndër faktorët që po shkakton kancerin tek të rinjtë.

Vuçiç tha se NATO kishte përdorur municion me uranium të varfëruar në bombardimet që ndodhën në vitin 1999. Madje, Vuçiç tha se Serbia do të kërkojë llogari për këtë gjë, pasi e quajti si “një krim të paprecedent”. 

Por, pas kësaj deklarate të Aleksandar Vuçiçit, ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, u shpreh se uraniumi i varfëruar është përdorur ekskluzivisht në Kosovë, por ai nuk është i dëmshëm, ashtu siç thotë Vuçiç.

Ambasadori amerikan shtoi se disa shkencëtarë serbë, epidemiologë e radiologë kanë bërë hulumtime të pavarura dhe ata nuk kanë gjetur dëshmi se uraniumi i varfëruar ka shkaktuar probleme shëndetësore në Serbi.

Në Beograd është iniciuar krijim i një Komisioni që do të hetonte dëmtimet shëndetësore nga përdorimi i municionit me uranium të varfëruar.

Operacioni i NATO-s erdhi pas politikave të spastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë nga regjimi serb. Ndërkaq, shenja të sëmundjeve malinje nga uraniumi i varfëruar ishin shfaqur edhe tek ushtarët të cilët ishin pjesë e misionit paqeruajtës menjëherë pas bombardimeve.



1 Comment

  1. si rama dhe vuqiqi eterit e tyre kan henger mut rus me radioaktiv ku kishin baballaret ne shkoll per spiun,tortur e internim te shqiptarve kur ishin ne rusi dhe tash fajin ju ka saliu,ose amerika e nato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *