• |
ide | kryesore

Komenti/ Negociatat, kopili i Ramës në derën e Bashës

Arkiva, Kryesore

Edi Rama po i jep Partisë Demokratike një fuqi të pazakontë në raport me perëndimin. Prej disa kohësh ai po përpiqet që një dështim të mundshëm për hapjen e negociatave në qershor, t’ia faturojë lobimit antiqeveritar të opozitës në disa vende të Europës.

Edhe sot, pas kthimit pa trofe nga samiti i Sofies, kryeministri përsëriti refrenin neoenverian se armiku i brendshëm, po saboton projektin europian të shqiptarëve. Sigurisht që tingëllon qesharak dhe rrezaton më fort se kurrë dështimin e qeverisë së tij për ta bërë Shqipërinë një vend normal që vërtet meriton të jetë pjesë e familjes së madhe të BE-së.

Projektimi i këtij dështimi tek “armiku i brendshëm”, e nxjerr më shumë në pah dobësinë e një njeriu që dridhet edhe nga pyetja më e thjeshtë e një gazetareje dhe që i mbahet fryma sa herë i duhet të përballet me të vërtetat e tij. Propaganda, sado e sofistikuar të jetë, shkërrmoqet edhe nga ballafaqimi më i thjeshtë.

Strategjia e Ramës dhe e zëdhënësave të tij, për t’i dhënë Lulzim Bashës fuqinë e ndikimit mbi vendimmarrje kaq të rëndësishme të BE, është e ngritur mbi argumenta kontradiktorë dhe, si e tillë, nuk kapërdihet as nga ata që e recitojnë sa herë u jepet mundësia. Si mundet që një qeveri reformatore, që ka bërë atë që nuk qënka bërë në 25 vjet, që po shkëlqen me performacën e saj, të dështojë për shkak të fjalimeve të Lulzim Bashës? Çfarë magjie paska përdorur Luli që paska prishur lidhjen speciale të Edit me kancelaren Merkel apo ka zhbërë magjepsen e Makronit nga atletet adidas dhe letra prekëse që i ka shkruar kryeministri ynë? Si ka mundësi që ky “agjent i Rusisë”, paska këtë fuqi sa të errësojë suksesin e bujshëm të qeverisë në Shqipëri e më gjerë, rolin e vetë Ramës si një lider global dhe famën e tij si një artist bashkëkohor? Kaq e verbuar qenka Europa prej Bashës, sa nuk vlerëson arritjet e Edi Ramës?

Edi Rama, në filozofinë e tij të lënien së përgjegjësisë në derën e të tjerëve, po mundohet t’u mbushë mendjen shqiptarëve se nëse nuk hapen negociatat në qershor, fajin e ka opozita. Se ai i ka bërë detyrat e shtëpisë, por këta “vulëhumburit pa atdhe”, e kanë gënjyer Brukselin prandaj dhe ai ka mbetur në klasë. Me këtë logjikë i bie që paska qenë Partia Demokratike që e ka vënë ministër të Brendshëm Saimir Tahirin, që e ka lidhur me Habilajt, që i ka thënë t’ua lërë makinën për të mbaruar punët e tyre dhe që në fund ka kurdisur shërbimet e huaja dhe prokrurorinë e Katanias ta akuzojë për trafik ndërkombëtar droge. Madje Partia Demokratike paska bërë që Edi Rama të zgjedhë edhe ministrin tjetër të Brendshëm, me një vëlla të dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe ka bindur edhe gjykatat italiane që ta dënojnë atë sepse një ditë vëllai i tij do të bëhej ministër dhe kështu do t’i nxinte faqen Shqipërisë. Me siguri që edhe deputetët dhe kryetarët e bashkive, do ia ketë caktuar Lulzim Basha, të cilit shërbimet e huaja i kanë thënë që ata janë persona me rekorde kriminale.

Këto sigurisht janë përgjegjësi të Edi Ramës dhe vetëm të Edi Ramës. Lidhjet e qeverisë së tij me krimin dhe korrupsionin janë i vetmi sabotim i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Brukseli nuk funksionon si Tirana, ku mban një fjalim, e shpërndan në kazanin tënd mediatik, e beson dhe vetë dhe kërkon të bindësh dhë të tjerët. Brukseli funksion me fakte dhe rekorde. Deri tani, nga Edi Rama ka fjalë dhe vetëm fjalë. Shqipëria mbetet po i njëjti vend, në mos me keq, i kapur nga krimi dhe korrupsioni, me një nivek ekonomik më të ultin në Europë, me investime të huaja thuajse zero dhe dhjetrafish më pak se Maqedonia fqinje, me një shtyp pjesërisht të lirë dhe me një konflikt politik të ndezur. Këto janë faktet, propaganda është ajo që pamë sot në aeroportin e Rinasit, ku mjaftoi pyetja e një gazetareje për të kuptuar raportin e kryeministrin me të vërtetën.

Vjen një kohë që një kryeministër duhet t’i njohë përgjegjësitë e veta. Nuk mund ta shtyjë gjithë karrierën duke ua lënë të tjerëve në derë dhe vetë të korrë vetëm meritat. Përndryshe kthehet në një lider, që siç thotë dhe vetë, është për të qeshur dhe për të qarë. ©lapsi.al

Pas Sofies / Rama më pesimist se kurrë për hapjen e negociatave

 

12 Comments

  1. antiharrresa ti je kopili i rusis, siq jan ruqi,xhafa dhe edvin rama.gjafa ne moskv ,ruqi ne moskv,babai e daja i rames kristaqi e spiro koleka ne moskv, te shkolluar e trajnuar rama te vuqiq,rama te nikoliq,qelsin bregoviq,hund ne byth te tadiq ter diten i lepini bythen kinezit lu e vuqiqit dhe serbes vllahutin DHE PASKA TJER RUS KETU,IK O PIRDHU NE TE NEGJMIJES QENEF KU KE LINDUR ME SPERM STALINI.

  2. DUhet te jeshe tejet injorant ose i shudher apo i verber per te mos kuptuar se gjithe kjo zhurme e keto perplasje e veprime ekstreme te PD-se brenda dhe jashte institucioneve po behen per te penguar hapjen e negociatave.Per ma teper se nje muaj PD po bene tere ate qe mundet te nxije Shqiperine madje edhe duke derguar funsionareve dhe deputeteve te shteteve te BE-se akuza e sajesa per ta paraqitur Shqiperine zi e me zi.Nuk eshte e vertete se po i lene dikush kopilin ne dere Bashes ,por Basha ne fakt me shume kopila te Shqupit po perpiqen te pengojne integrimin .Protesta qe paralajmruan eshte ne fakt edhe nje deshmi se lidershipi i SHQU-it eshte armiku me i madh i integrimit.Me kete ata nuk e demtojne fare Edi Ramen ,por shqiptaret dhe Shqiperine sepse Rama dhe PS-ja ka mandat deri ne gjysmen e vitit 2021 madje pothuajse e ka te siguruar edhe nje mandat te ri sepse shqiptaret kurre nuk do votojne kundershtaret e integrimit.

    1. Zefi, edhe pse nuk jetoj andej dhe nuk kam shum njohuri si shkon andej, nga kendej duket krejt ashtu si e ke formuluar… nuk kam preference parite por mesa duket, dhe po konfirmohet qe keta te PD ka marre fonde nga rusi…nuk eshte e veshtir me kuptue qellimet e keytre fondeve…
      Shpresoj dhe besoj qe shqiptaret jan te vededishem se qeveria nuk fitohet duke bere trazira, kudershtime, duke kritikur punen e tjerve dhe vet duke mos bere asgje, sabotime, probleme subjektive …, por fitohet me zgjedhe duke prezentuar progres, projekte, vizion, etike, prosperitet,..
      Rroft shqipria ! <3 edhe shqiptaret e vertet !!

    2. Ore Zefër e x apo y burra qejflli të Ramës e trafikut të drogës.
      Ju shkruani këtu sikur historia e Integrimit për në BE, lindi në Shqipëri me Rilindjen komuniste të Ramës.
      Në cilin planet paskeni qenë ju kur Edi Rama, me sebep se Ilir Meta i paskej “vjedhur” një kryekëshilltar të Fierit, i mbushi gjithë rrugët e Shqipërisë me goma të djegura e protesta kundër integrimit ?
      U përpoqën europianët ti mbushnin mëndjen Ramës tek Krokodili, që të mbështeste integrimin, e ai si puna e mushkës u nda prej tyre me fjalët jo e jo se Likja më ka vjedhur.
      Nuk kaloi shumë kohë e me “hajdutin” Like, pasi hëngri një darkë me ngjala, na u bënë “miq të ngushte” e aleatë qeverisës.
      Po aq sa ka bërë bujë skandali i Tahirit apo Xhafës, si ministra të mbrendshëm që kanë lidhje edhe familjare me grupet mafioze të drogës, edhe në kohën e “aleancës” Rama -Meta, pati një skandal të padëgjuar në asnjë vend të Europës.
      Për gati dy vjet, mediat shqiptare u morën me skandalin e madh të denoncimit të deputetit më të afërt të Ramës, Tom Doshit, se kryetari i parlamentit Ilir Meta, i paskej kurdisur një atentat me killer me pagesë. “Të paska mbrojtë Zoti o Tomë” e dëgjuan shqiptarët të thotë publikisht fjalët e Ramës, deputeti Doshi.
      Duhet të jesh vërtetë injorant i shurdhër e i verbër, që meqë opozita ka goditur vazhdimisht kriminalizimin që i ka bërë Rama Kuvendit, qeverisë, policisë e bashkive, ta akuzosh ate se nuk e dashka “integrimin”.
      Po për ku e paskeshi dëshirën ju që të “integrohet” Shqipëria, në BE apo tek Ndragheta, Cosa Nostra e grupet e tjera të mafies ndërkombëtare italiane ?
      Edhe të dojë të mbyllë sytë ndonjë socialist europian ndaj krimit të narkotrafikut në Shqipëri, për hir të “aleancave partiake”, skandalet e përzjerjes së ministrave të Ramës me trafikun e drogës kanë marë dhenë nga mediat jo vetëm shqiptare, por edhe ato europiane.
      “Qeveria shqiptare është kriminalizuar në të gjithë hallkat e saj” .
      Kështu shkruhej në raportin e Departamentit amerikan të shtetit për vitin 2017.
      As DASH por as edhe opozita shqiptare, nuk janë shprehuar asnjëherë kundër integrimit europian të Shqipërisë, përkundrazi e kanë inkurajuar ate, si të vetmën rrugë për ta dekriminalizuar këtë vend fatkeq të cilit nuk ju ndanë enveristët edhe 26 vjet pas përmbysjes së diktaturës enveriste.

  3. Negociatat jane dicka abstrakte pa asnje vlere e pa asnje ndikim ne jeten e shqiptareve, FARE!
    Kopili i Rames eshte Fukaralleku qe e ka hedhur jo ne preher te Bashes por ne preher te shqiptareve.
    Sot varferia eshte kudo e shumfishuar. Gjendja ekonomike nen kete 5-vjecar te mbreterimit te ketij kokerr idioti Rama eshte renduar shume. Jane hequr perkrahje sociale, ilace nga rimburesimet e njerez nga puna. Jane mbyllur biznese nga shumfishimi i taksave. Ekonomia eshte ne kolaps, ky eshte pra Kopili i Rames, Fukaralleku. Ai eshte kudo e nuk ka perralle me negociata qe ta mbulojne.

  4. Popull majtist, rrini me te majtet, se do ta integrojne shqipen aty ku duan, stepat e kaukazit, dhe me shprese ne ato te siberise

  5. harroj rama ne 2013 ku nuk votoj tre ligjet ne parlament per shkak te nje kryeatri te keshilli bashkiak te fierit ku gjoja rames ja kishin mare me pa te drejte c fare paradoksi rama sote akuzon pd per pengesen qe shkakton pd ja per celjen e negociatave me be po ne 2013 nuk ishte ky rama qe i pengoje keto negociata per nje shkake shume absurte. ky patriot i madh po pergjerohet per shqiperin ky vetem po e boshatis shqiperin me papunesin qe ka sjelle per shpresen qe po vrete

  6. Negociatat ne mes te Shqiperise do te deshtojne ekzistojne shume aresye pikespari Qeverija e Rames eshte mbushe me skandale qe kryekpute lidhen me krimin dhe korrupcionin.Rama eshte bere viktime e Erdoganit siqe Kosova asht turqizuar ;tri shtyllat e ekonomise turqit i mbajne ne Kosove dhe aqe ma keqe popullsija atje 90 % perbejne myslimanet. Nuk ka liberalizim i vizave per kosovaret.Lideret shqipetare ne Shqiperi dhe Kosove jane te lidhun me krimin dhe korrupcionin indirekt e populli shqipetare vazhdone te zhytet ne mjerim dhe i pa shprese ne dy shtete Kosove dhe Shqiperi.

  7. keto deklarata te edi kokas,per hapje negociatash,kane kuotimin e nhe pordhe te kalit.
    besone dikush ne pordh kali…jo.
    Shqiperia eshte ne negociata se disa kohe me shtete te evropes,por negociata STOP trafik droges ne Evrope.
    tjeterkujt rama me kliken e tij narko le ti qet hi syve,por jo mua.

  8. Andi te rrofshin komentuesit analfabete te Saliut dhe Lulit! Na myti llymi! Ne bathore akoma s’kane banjo jane me gjirize si njehere e nje kohe! Ashtu sic eshte Sala-Meta-Lulja! Medioker te shitur! Sala-Meta -Luli jane vrases kane vrare! Kujt i plasi per nje fare Goni,kamikazi Olldashi dhe Babalja? Nuk eshte vlonjat eshte cam i Mediut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu