Gjendet një trup i pajetë pranë sheshit ‘Flamuri’ në Vlorë. Deri me tani nuk dihen rrethanat.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë pikasur një person të shtrirë përtokë, ndërsa kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa nisi hetimet për identifikimin e viktimës.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se personi ka shenja dhune në trup.