• |
ide | kryesore

Ndodh edhe kjo, italiani pagoi shqiptaren t’i vriste vëllanë

Lajme



Një italian ka ofruar 5 mijë euro që një shqiptare dhe djali i saj të vrasin vëllain e tij biologjik për shkaqe ekonomike dhe të një konflikti trashëgimie. Mediat italiane shkruajnë se Maurizio Correra, 53 vjeç, i kishte paguar pesë mijë euro, duke i dhënë edhe pistoletën, një gruaje 60-vjeçare, Haxhire Tusha, dhe djalit të saj, Shpëtim Rivzani, 24, të dy emigrantë shqiptarë.

Dy shqiptarët, nënë e bir, kanë rënë në prangat e policisë italiane. Ngjarja u regjistrua me 27 mars, në orët e para të mëngjesit, teksa mjeku sapo kishte dalë nga banesa së bashku me të birin e tij të mitur. Nga ky atentat nuk pati asnjë viktimë pasi plumbat e lëshuar drejt tij nuk e kapën, dhe për fat të mirë as të birin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *