• |
ide | kryesore

Prokuroria e Krimeve të Rënda luftë mediave, Donika Prela: Këtu s’dua të shoh këmbë gazetari!

Lajme, Të fundit



Dy ditët e fundit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore janë vënë nën presion nga drejtuesja e institucionit, Donika Prela për një bezdi, shqetësim, gati një fobi që drejtuesja e prokurorisë ka në lidhje me mediat.

Për t’ia ngulitur mirë në mendje vartësve këtë porosi, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka bërë një mbledhje me prokurorët dhe një tjetër me oficerët e policisë gjyqësore për dy ditë me radhë.

E rreptë dhe konçize në kërkesën e saj, ajo ka kërkuar të ndërpritet çdo komunikim me gazetarët si brenda ashtu edhe jashtë institucionit dhe në çdo ambjent tjetër, përfshirë edhe kohën jashtë punës. Fillimisht komunikimi u bë me prokurorët dhe një ditë më pas për të njëjtën “çështje” u thirrën oficërët e policisë gjyqësore. Një prej gazetarëve të kronikës tha për Lapsi.al se pas mbledhjes me Donika Prelën, prokurorët dolën kokëulur nga institucioni dhe nuk guxonin as të ngrinin sytë për t’i përshëndetur.

Sepse urdhri është që jo vetëm gazetarët nuk duhet të hyjnë në ambjentet e prokurorisë, por prokurorët as nuk duhet t’i flasin brenda apo jashtë orarit të punës.

“Këtu s’dua të shoh këmbë gazetari, përndryshe do të marr masa” mësohet të ketë qenë me pak fjalë porosia e drejtueses së Krimeve të Rënda, që mendon se në këtë formë do të mbajë larg rrjedhjen e informacionit për disa nga dosjet më të rëndësishme që ka nën hetim.

Pas shkarkimit që iu bë Besim Hajdarmatajt nga detyra, vëmëndja e mediave është përqëndruar në disa dosje “të nxehta” që kanë dorë Krimet e Rënda dhe që prekin direkt qeverinë. Nga më të rëndësishmet mbetet çështja Tahiri. Ishte pikërisht kjo dosje që siç la të kuptohet Besim Hajdarmataj u bë shkak për shkarkimin e tij dhe emërimin e Donika Prelës në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.



13 Comments

  1. Nuk e ka keq ne thelb. U bene keto gazetaret e kronikave, si me qene mbi prokuroret. E bene opinionin corbe.

  2. aq mir e ka bo se kto gazetaret futeshin mrena ne nigjoni ka i gjo tvogel ne masanej krijojshine histori te zmadhume fare
    nigjojshin 20% te lajmit ne 80% i shtojshin vet spas interesit qi kon

    ne masanej thojshin se kom nji burim tsigurt n prokurori
    i mut kishin
    thashetheme koridoresh
    ne hallakasnin popllin me lloj lloj historinash

  3. nuk jam kunder dhenies pergjegjesi apo post femrave, por po shikojme qe po katapultohen injorante dhe disa te “zonja” per kar iere. Eshte turp kur shikon ca Leme si puna ketyre ne foto a thua se u shua dynjaja. Vendi i punes duhet ti jepet dikujt qe e meriton ne baze te aftesise dhe jo gjinise. Kjo me teper ngjan me Maro Mokren

  4. E kini gabim kjo ngjan tamamsi –NAFIJA–me Sillon tek telekomedia qe interpreton Koco Dvole ,Marjana Kondi dhe indjeri Vasillaq Vangjeli .

  5. debile nga trupi e mendja :Don me na kthy kohen e enverit. censurimin e mediave :Erdhi koha e diktatures , te na rroje rilindja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *