• |
ide | kryesore

Retrospektivë pas skandalit të sotëm/ Kronika si i ka sulmuar Rama gazetarët e tjerë (rastet)

Të fundit



Shfryrjet dhe ofendimet e Edi Ramës me gazetarët që shpërthyen sot pas senancës së imunitetit pë Tahirin nuk përbëjnë ndonjë lajm të ri. Përplasjet, ofendimet, cinizmi i Edi Ramës nuk kanë rreshtur edhe në studiot televizive.

Disa muaj më parë në “Studio e hapur” përballë gazetares Eni Vasili, megjithëse kjo e fundit dukej e vendosur të ruante qetësinë dhe indiferencën ndaj provokimeve, Rama u mundua të hyjë në gjëra personale dhe zbriti deri në aluzione banale seksiste kur i’u drejtua Vasilit me shprehjen: “ Do të t’i plotësoj të gjitha nevojat një e nga një”. Pak a shumë të njëtën gjuhë pat përdorur kryeministri edhe me gazetaren tjetër Ilva Tare kur i tha se “goditjet e tua në brez i pres me kënaqësi”.

Dhe kjo është një skenë e përsëritur me Edi Ramën. Ai tregon një seksizëm dhe misogjini të theksuar me koleget femra, një arrogancë dhe mungesë respekti me ata meshkuj dhe një mospërfillje dhe ironi me reporterët që e pyesin në konferenca shtypi. “Ju të ABC jeni shpifës, ju keni treguar me video shtëpinë time dhe keni shpifur”, i’u drejtua ai gazetarit Indrit Maraku. Në një konferencë tjetër tha: “Jo nuk dua sugjerimet tuaja, unë nuk marr mësime nga ABC-ja”.

Po ashtu po në konferencë shtypi në kryeministri, Elona Meços që e pyeti nëse kishte rrezik që të rikthehej regjimi i vizave ai i tha: “Elona unë e di që ti je blu, por mos u bëj kaq blu e thellë. Të lutem Elona!”. Po kështu veproi në një tjetër seancë pyetje- përgjigje me Elja Zotkën e Klan: “Ti je më e mirë se kaq, mund të bësh pyetje më të mira se kaq…”.

Këtë mënyrë sjelljeje Rama e ka treguar edhe në debatet e mëdha televizive. Gjatë fushatës ai e kaloi masën me Eni Vasilin (shiko videon poshtë) duke i thënë: “Këtu na sill edhe një kafe turke”, “Harrova të të pyes ty”, “Ti më kujton një kolegun tënd mashkull”, etj. Dhe fakti që ai qe nervoz dhe gricës edhe me një gazetare që nuk e kaloi masën asnjëherë, e mbyll debatin që është hapur shpeshherë se janë gazetarët ata që e provokojnë të parët Ramën.

Ai ka përdorur një gjuhë të rëndë edhe kundër Sokol Ballës në vigjilje të ditës zgjedhjeve.  Ndërsa Rama po shante si gjithnjë komentatorët e ekraneve dhe po thoshte se zgjedhjet e 18 qershorit janë më shumë se zgjedhje për qeverinë, por për Shqipërinë e 10 viteve të ardhshme ka ndërhyrë Balla:

Balla: Nuk mund të flisni për Shqipërinë e 10 viteve. Në 18 qershor votohet për 4 vite.

Rama: Mos më ndërprisni.

Balla: Ju fyet kolegët e mij dhe po flisni për shkelje kushtetuese pasi në këtë regjim zgjedhjet bëhen një herë në 4 vjet.

Rama: Mos më ndërprisni. Sepse unë refuzoj të qëndroj në një studio ku nuk lejohem të shpreh atë që mendoj. Refuzoj që të qëndroj këtu nëse nuk më lejoni të vazhdoj të jap përgjigjen…”.

Dhe pasi e kërcënoi më shumë se një herë se do të largohej nga emisioni, kryeministri nuk i kurseu as ofendimet për gazetarin: “A je esëll”, iu drejtua Rama dhe pastaj shtoi: “mos ke dalë tani nga çadra, nuk e di çfarë ke”.

Më të rënda kanë qenë përplasjet e kryeministrit me drejtuesen Ilva Tare. Ai ka arritur kulmin kur e ka quajtur si të papërgatitur për emision, sepse duhet të kryente detyrat e saj si nënë e re:

Rama: Përgatitjet duhet të jenë të thella kur duhet të intervistoni kryeministrin, por ndoshta s’keni faj se jeni me një fëmijë të vogël…

Tare: Mos u shqetëso fare për përgatitjen time, kam dy javë që po ju pres….

Rama: …Po nëse do shikoni komentet që bëhen kur unë njoftoj se do shkoj tek ky televizion apo tek ai televizion, të gjithë shkruajnë pse shkoni atje se ata bëjnë politikë, etj….

Tare: Por edhe ne gazetarët kur njoftojmë se ju jeni i ftuar, na shkruajnë se pse e thërrisni atë se ai është arrogant, etj…”

Debati me Ilva Taren nuk përfundon këtu. Gjatë një interviste tjetër me një delir që i kalonte përmasat e normales, Edi Rama e quajti veten përfaqësuesin e vetëm të publikut:

Ilva Tare: Agjencia ruse Sputnik ju ka akuzuar ju si njeriu që rrëzoi Gruevskin. Keni pasur qëllim që të mos lejoni Gruevskin për marrjen e pushtetit në Maqedoni?

Edi Rama: Kjo është një pyetje që vlen sa 40 të mëparshmet.

Ilva Tare: Mos vlerësoni nivelin e pyetjeve. Nuk ju kemi thirrur për këtë.

Edi Rama: Unë bëj vlerësimet e mia…

Ilva Tare: Unë përfaqësoj publikun

Edi Rama: Unë përfaqësoj publikun, ju përfaqësoni pronarin”.

Por nivelin më të lartë të përplasjeve, Edi Rama e ka në intervistat me Blendi Fevziun. Në më shumë se në një rast ato janë kthyer në arena të vërteta boksi dukë tejkaluar çdo cak. Rama e ka akuzuar gazetarin se gënjen, se i shërben kundërshtarëve të tij politikë, se është përfaqësues i qeverisë së vjetër, sa herë ai është kapur në vështirësi ose kur nuk ka pasur përgjigje. Në më të shumtën e rasteve nuk përpiqet të sqarojë publikun për të cilin ka dalë të ekran, por të denigrojë gazetarin që ka përballë. Kështu ka ndodhur edhe kur Fevziu e pyeti për një nga pikat më të errëta të qeverisjes së tij pothuasje 4 vjeçare, koncesionin e Check Up-it me një vlerë 120 milionë dollarë.

Kur gazetari Fevziu e ka pyetur Ramën nëse është e vërtetë që kanë shkuar vetëm 216 mijë shqiptarë që kanë bërë check upin nga 400 mijë që ishte planifikimi, Rama e ka cilësuar gënjeshtër, duke e cilësuar gazetarin Fevziu gënjeshtar.

Ndërsa, ky i fundit i është drejtuar me fjalët: S’ke faj se ke bërë matematikë deri në klasë të katërt.

Por për, faktin se kush nga të dy gënjen, Rama dhe Fevziu janë përballur edhe herë tjetër.

Gjatë intervistës në “Opinion”, Fevziu e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer qytetarët shqiptarë, kur thoshte dikur se nuk do lejonte importin e plehrave, se po ta lejonte dmth se do të qe i kapur nga Mafia, ndërsa tani sjell ligjin e ri.

Por Rama ka reaguar ashpër dhe me agresivitetin që e karakterizon duke i thënë gazetarit: “Mos më thuaj mua kështu, të kujtoj me kë po flet”!!!

Rama: Ajo që ndodh në Itali është shembulli më kuptimpolotë. Mafia është armiku më i madh i riciklimit dhe nuk merret me riciklime letrash higjenike.

Fevziu: Po të akuzoj që ke gënjyer qyetarët shqiptarët…

Rama: Mua mos më thuaj kështu se është ofendim dhe nuk mund ta bësh me të ftuarin tënd dhe mos të të kujtoj më kë po flet.

Fevziu: Ke gënjyer shqiptarët për vota… Ti nuk flet dot në emer të shqiptarëve. Sa hërë të mi nxjerrësh ato unë ta them prapë që i firmos prapë”.

Pra ashtu sikurse shihet edhe nga këto momente të përzgjedhura, si me drejtuesit e emisioneve po ashtu edhe me reporterët, ato tregojnë një gjë: se ai që provokon, që shkon drejt përplasjes dhe sherrit, sidomos kur ai gjendet në tension nervor është Edi Rama. Eshtë ai që kur kapet mat, kur nuk ka përgjigje, bëhet arrogant, cinik, fyes dhe misogjin sepse në mungesë të mundësisë për të debatuar idetë, zgjedh të merret me personin. Dhe këta persona i bën shpesh pjesë të llumit, kazanit dhe mbretërisë të së keqes që lufton kundër tij. /Lapsi.al



3 Comments

  1. dhe per habi te te gjithve bythlepiresit kryesor ka andin,ilva taren,ylli rakipin,vangjelin,mingjozin,muq nanon,bazen,anila bashen,eni vasilin,lubonjen,fevziun,qilin mos te flas per monstrat qenef vllezrit nazarko,muqi ne byth nano,baze,anila basha,lubonjen etj.lubonja ben se e shan si bushati ramen poor pa i ber nje lepirje bythe ne find nuk e leshojn ramen.mos te flas per muq nanon,baze,vasjari,vangjeli,mingjozi,anila basha,ilva tare qe shtyhen ne rend cili do te kap copen me te madhe te mu.it qe rama u jep.

    1. O ari si shumë merresh me Bushatin.
      Bushati dihet që në origjinë është i majtë, kështu që mos prit të jetë i afërt me bindjet e tua.
      Bushati krahasuar me disa emra që ti përmend, mua më duket krejt i kundërt me disa prej tyre në aspektine integritetit.
      Bushati, kam bindjen se na ka lënë hapësirë më se të mjaftueshme ku ne shprehim mendimet dhe opinionet tona, shpesh herë duke shkelur rregullat e portaleve, por edhe ato etike të një sjellje korrekte..
      Personalisht mendoj se me lehtësinë që të jep për të komentuar, Lapsi është ndër portalet më korrekte.
      Kështu që edhe ti ji pak më tolerant, kur edhe Lapsi me ne është i tillë.
      Tung!

  2. Mos ja vini re te shkretit-se keto tre -kater vitet e fundit ka patur me bollek nga i bari ishenjte dhe e ka nga ai .Pastaj nje njeri qe ne gjenjen e tij shendetesore eshte -anormal me kartele-c’mund te presesh kur perdor nenproduktet e barit ”te bekuar-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *