• |
ide | kryesore

Revoltë në një burg në Venezuelë, të paktën 11 të vdekur dhe 28 të plagosur

Planet



Të paktën 11 persona humbën jetën, ndërsa 28 të tjerë mbetën të plagosur gjatë një revolte në një burg në veri të Venezuelës.

“U regjistrua një revoltë me të paktën 11 të vdekur dhe 28 të plagosur”, u shpreh për median Carlos Nieto, drejtor i OJQ-së në mbrojtje të të burgosurve “Një dritare për lirinë”.

Ky incident vjen dy ditë para zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet në krizë, ku presidenti, Nicolas Maduro synon të rizgjidhet.

Ndërkohë, figura të opozitës venezueliane po organizojnë që prej mbrëmjes së të mërkurës në Karakas një revoltë paqësore për të kërkuar lirimin e të burgosurve.

“Ne kërkojmë lirimin e të gjithë të burgosurve politikë. Asnjë venezuelian nuk duhet të ndalohet për shkak të qëndrimit personal dhe aq më pak nëse përfiton një urdhër lirimi nga gjykata”, këto ishin kërkesat e të burgosurve në një letër të hapur të publikuar në internet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *