• |
ide | kryesore

Rrëfimi tragjik i Bojan Krkic ose “Messi i ri”: Karriera ime u dogj nga krizat e ankthit

Sport



“Kisha kriza ankthi përpara ndeshjes, por askush nuk pranonte të më fliste. Në botën e futbollit këto gjëra nuk i interesojnë kujt”. Bojan Krkic ka bërë një rrëfim të fortë për “The Guardian” përse dështoi të përmbushte epitetin “Messi i ri” kur ishte vetëm 17 vjeç.

“Kam një problem. Futbolli është jeta imë, por vuaj nga krizat e ankthit. E kapërceva një Europian vetëm për këtë arsye dhe aty mora një rrugë pa kthim. Njerëzit nuk e dinë këtë”.

900 gola me të rinjtë e Barcelonës derisa u thirr me skuadrën e parë. Rezultate mjaft surprizuese me kombëtaren spanjolle të të vegjëlve ku quhej “Messi i ri”.

Në vitet e para ai dha vetëm disa shkëndija të talentit të tij në La Liga më pas nisi një rrugë të gjatë në Europë. Nisi te Roma dhe më pas Milan, Ajax, Stoke City, Mainz dhe rikthim në shtëpi me Deportivo Alaves.

Me kalimin e viteve nisën edhe problemet fizike. Sot ai rrëfen problemin e tij më të madh: ankthin.

“Ka forca që nuk mund t’i mbash nën kontroll, opinione që nuk mundesh ti bësh të heshtin, xhelozi që të vijnë pranë. Nuk duhet të nënshtrohesh, por nuk është e lehtë. Duhet një korracë, por sot futbollistët janë më lehtësisht të arritshëm dhe që në moshën 15-vjeçare gjen fyerje për veten në rrjetet sociale. E tmerrshme.

17 vjeç jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Shkova në Botërorin e U17 kur askush nuk më njihte. Kur u ktheva nuk mund të dilja në rrugë. Pas pak ditësh debutova në La Liga me skuadrën e parë kundër Osasuna. Më pas debutim në Champions kundër Villareal ku edhe shënova derisa më thirrën në Kombëtaren e Spanjës në shkurt 2008. Gjithçka shumë shpejt. Shumë shpejt”.

Rrëzimi erdhi pikërisht atë verë të 2008-ës kur Bojan Krkic vendosi të mos shkojë në Europian për shkak të krizave të ankthit.

“Kam një problem në mënyrën e përballimit të presionit në kokë. E keqja vazhdoi. Secili i përgjigjet në mënyrën e tij ankthit, por unë isha keq për ditë të tëra. Isha në panik. Përpara sfidës kundër Francës u ndjeva keq në dhomat e zhveshjes. Ajo ishte hera e parë. Vazhdoi kështu deri në verë dhe mora një vendim. Pavarësisht telefonatave të Aragones vendosa të refuzoj thirrjen në kombëtare. Nuk mundja. U izolova”.

Të gjithë e dinin problemin e tij, nga shokët te trajneri Hierro.

“Ai vendim më preu këmbët. Për shkak të refuzimit të kombëtares, njerëzit më fyenin kur kaloja në rrugë. Ata nuk e dinin gjendjen dhe mendonin se unë nuk dëshiroja të luaja për Spanjën. Përpara grumbullimit Federata e dinte gjendjen time, por gjithsesi këmbëngulte që unë të thirresha. Ndihesha vërtet vetëm, i vënë përballë opinionit publik”.

Sot në 2018-ën, Bojan bën bilancin , por e di që gjithçka është në gjysmë.

“E dua futbollin dhe askush nuk mund të ma largojë. Jam krenar për karrierën time dhe për mënyrën se si e kam përjetuar. Kam kaluar momente të ëvshtira edhe këtë vit. Duhet të jesh i fortë. Jam ende i ri dhe nuk kam ndërmend të dorëhiqem”. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=kZ_tBCgZE5k



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *