• |
ide | kryesore

Berat, 21-vjeçari me Jaguar përplas këmbësorin, i plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e së premtes, në orën 21:50, në rrugën Berat-Kombinat, pranë vendit të quajtur Shtëpia e Bardhë, një 21-vjeçar ka aksidentuar me makinë një person, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

I riu me iniciale A.L. ishte duke drejtuar mjetin e tij tip Jaguar kur ka përplasur këmbësorin A.M., 32 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *