• |
ide | kryesore

Bllokohet sasi rekord mishi në Elbasan, dyshohet se është i kontaminuar

Lajme
mish-thertore1-25169-655x356_1491395333-8694374.jpg



Një 42 vjeçar është paditur në prokurorinë e Elbasanit pasi akuzohet për veprën penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”. Nga kontrolli i ushtruar nga Policia në bashkëpunim me A.K.U, në lagjen “5 Maji”, në subjektin fizik të këtij shtetasi i cili tregton e përpunon produkte mishi, ka rezultuar se ky subjekt tregtonte e përpunonte produkte mishi i pa pajisur me licencë nga Q.K.L, si dhe pa etiketë produkti.

Në këtë subjekt u bllokuan nga specialistët e A.K.U-së, 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici , produkt i gatshëm, për analiza të mëtejshme pasi dyshohen si të kontaminuara.



1 Comment

  1. mish qazim sejdini e edvin rame,mish per qelbesira,ve bast se po keta inspektor e riciklojn mishin siq riciklonin drogen te cilen benin se e digjnin e ne fakt policet vet e trafikonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *