• |
ide | kryesore

Digjet automjeti i parkuar në Elbasan, yshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike

Lajme, Të fundit



Një automjet është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në Elbasan. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘5 Maj’. Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur plotësisht në pjesën e përparme të tij.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Opel” me targa AA 782 OU, është në pronësi të një pensionisti Kujtim Borakaj, 66 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *