• |
ide | kryesore

Gazetari Olldashi tregon çfarë ndodhi në lokalin e Habilajve ku u diskutua për sasinë e drogës

Lajme, Të fundit



Gazetari Jetmir Olldashi ka dalë me zë dhe me figurë pasi ka pranuar se ai ëhstë është personi që ka bërë përgjimin e Agron Xhafajt dhe intervistën me ‘Dëshmitarin X’, Albert Veliu.

Olldashi ka treguar detaje në lidhje me audio-përgjimin e bërë dhe më pas lëvizjet që kishte bërë së bashku me Veliun.

Siç dëshmon Olldashi, pas takimit me Agron Xhafajn, bashkë me Albert Veliun kanë shkuar të lokali i Habilajve ku është diskutuar për drogën që do merrej.

“Nga zbardhja e bisedës së përgjuar që është bërë tashmë edhe publike, Albert Veliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë dhe Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë. Më pas shkuam në një lokal i cili sipas Albertit njihej si lokali poshtë Habilajve. Aty erdhi një person, me të cilin u zhvillua një bisedë për të siguruar sasinë e drogës dhe më pas udhëtuam drejt Tragjasit për ta siguruar sasinë e kanabisit. Nga i gjithë investigimi kam vënë re se pavarësisht raporteve në media se janë goditur grupe kriminale, gjendja në Vlorë ishte jashtë kontrollit dhe të kërkoje kanabis ishte si të kërkoje një produkt normal.” – u shpreh Olldashi.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *