• |
ide | kryesore

Gjithçka që nuk duhet humbur nga lamtumira e Buffonit në Torino dhe letra e tij për tifozët(Fotot)

Sport

Ndeshja e fundit e edicionit 2017/18 nuk ishte vetëm një mundësi për ta festuar titullin e shtatë më radhë në Serie A dhe Kupën e Italisë për herë të katërt më radhë por edhe dita e fundit për Buffonin. Portieri legjendar i dha lamtumirën Juves pas plot 17 vjeteve. Ai nuk ka vendosur ende nëse do t’i varë dorezat apo të luajë për ndonjë klub tjetër.


Buffon luajti për 63 minuta para se të zëvendësohej. Pasi përshëndeti lojtarët në fushë ai minutat e mbetura të ndeshjes i kaloi duke e përshëndetur një pjesë të tifozëve. Gianluigi Buffon i dha lamtumirën Juventusit me një fitore prej 2-1 ndaj skuadrës tashmë të rënë nga Serie A, Hellas Verona të shtunën.


Para ndeshjes Gianluigi Buffon i ishte drejtuar tifozeve të Juves me një letër:

“6111 momente të mbushura me pasion. Gëzime, lot, disfata dhe triumfe.

“Faleminderit. Faleminderit të gjithëve. Të gjithë ju keni kontribuar duke e bërë jetën time tek Juventus të veçantë. Një jetë që është bërë një lëkurë e dytë.

“Një lëkurë që kam mbajtur, kam dashur dhe respektuar. Teksa nesër do të mbyllet një udhëtim. Një libër që shkruam bashkë mbyllet. Ka shumë emocione.

“Një aventurë e re fillon.

“Juventus është një familje. Familja ime. Gjithmonë do ta quaj shtëpi. Shumë emocione të përjetuara, shumë sfida, të fituara, por edhe të humbura.

“Mbërrita me biçikletë këtu. Isha akoma i ri.

“Kurrë nuk do të qëndroj larg këtij vendi. Përshëndes të gjithë shokët e ekipit të cilët gjithmonë do t’i quaj VËLLEZËR.

“Fino alla fine! Gjithmonë i juaji.

“Guanluigi Buffon.”

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.