• |
ide | kryesore

Paloka: Rama i pashpresë, i zhytur në llumin e krimit

Lajme, Të fundit



“E nxori kokën fare pak nga llumi, sa për të treguar se po kapin fundin”. Me këto fjalë i drejtohet nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, kryeministrit Edi Rama, pas reagimit të këtij fundit lidhur me audio-përgjimin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm.

“Sa me shume përpiqet dhe i mbron aq me shume zhytet ne llumin e tij te krimit, aq me i pashprese behet.
Dje, pasi mashtroi prape mbi ekspertizën per përgjimin qe paskesh bere vete, nuk gjente dot deren per te dale nga salla e konferencës me gazetaret. Sot u perdrodh prape e deklaroi se po pret ekspertizën e prokurorisë se tij.
Mblodhi llumin e krimit e droges dhe ja paraqiti shqiptareve si xhevahire duke i bere kryetare bashkie, deputete e ministra…

Edvin, je ti qe me “xhevahiret”e tu, nga Elvis Roshi tek Sajmir Tahiri e Fatmir e Agron Xhafa duke punuar per pushtetin dhe pasurinë tuaj, punoni dite e nate kunder Shqipërise e shqiptareve. Me 26 maj shqiptaret jane thirrur qe te pastrojne llumin tend Edvin. Priti tek dera…” – shkruan Paloka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *