• |
ide | kryesore

Puthja e ëmbël, të ftuarit VIP, shkelja e traditës. Gjithçka mbi dasmën mbretërore të Princ Herrit me Megan

Kryesore, Planet



Dhe ata u martuan! Princi i Britanisë, Herri dhe aktorja amerikane Megan Markle vulosën martesën e tyre me një puthje në shkallët jashtë kështjellës Windsor, përballë një turme të lumtur njerëzish.

Çifti, tani Duka dhe Dukesha e Sussex (qark historik në juglindje të Anglisë), pastaj u nisën nëpër rrugët e Windsor në një karrocë të hapur tërhequr nga katër kuaj.

Çifti u largua nga kisha, pas një ceremonie që ishte e pashembullt në historinë mbretërore britanike.

Përkundër traditës, Markle eci e pashoqëruar, një veprim që është parë si deklaratë e fuqishme e parimeve të saj feministe.

Veshja e saj elegante e bardhë mban firmën e stilistes britanike, Clare Waight Keller, pjesë e Givenchy.

Vetëm kur u afrua pranë altarit, Meghan Markle u shoqërua në hapat e saj të fundit nga Princi Charles, babai i Herrit, djali i Mbretëreshës Elisabet.

Princ Herri, i shoqëruar nga vëllai i tij, Princi Uilliam, dukej i emocionuar ndërsa priste në altar, i veshur me uniformën e Gardës Mbretërore Britanike.

Çifti u ul dhe dëgjuan një predikim nga peshkopi i Çikagos, Michael Curry, teksa mbanin duart e njëri-tjetrit.

Stili i tij i predikimit të zjarrtë ishte larg tonit zakonisht konservator të një martese mbretërore britanike. Herri mund të shihet duke i thënë “Uau” Meganit kur peshkopi përfundoi predikimin.

Predikimi u pasua nga një performancë e Korit të Mbretërisë. Grupi prej 20 këngëtarësh performuan klasiken e Ben Kingut, “Stand by me”.

Megan buzëqeshi kur bëri betimin e saj, dhe i dha Herrit unazën e dasmës. Turma dëgjohej lehtë teksa brohoriste jashtë, kur çifti u shpall ‘burrë dhe grua’ nga Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby, kleriku më i lartë në Kishën e Anglisë.

Momente të rëndësishme deri tani

Unaza e dasmës së Meganit është prej ari uellsian, dhuratë që ja ka bërë Mbretëresha, ndërsa unaza e Herrit është prej platini.

Mbretëresha Elisabet i dha titujt: “Duke of Sussex, Earl of Dumbarton dhe Baron Kilkeel”, Princit Herri, duke bërë kështu Meganin Dukeshën e parë të Suseksit.

E fundit që mbërriti në ceremoni para nuses ishte Mbretëresha, e veshur me një fustan mëndafshi, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Princi Filip.

Mes të ftuarve të famshëm ishin Oprah Winfrey, Xhorxh dhe Amal Clooney, ylli i tenisit, Serena Williams, aktori Idris Elba dhe këngëtari James Blunt.

Oprah Winfrey
Amal Clooney dhe George Clooney

                                                                                             Serena Williams 

Ish-futbollisti i famshëm, David Bekam ndaloi të përqafonte një tifoz teksa po ecte i shoqëruar nga gruaja e tij, Viktoria Bekam, ish-këngëtarja e Spice Girls që tani është kthyer në stiliste të famshme.

Mysafirë të lidhur me familjen mbretërore përfshijnë Pippa Middleton dhe prindërit e saj, Tom Parker Bowles, që është djali i gruas së Princit Charles, Camilla-s. Earl Charles Spencer, vëllai i nënës së Princ Herrit, Princeshës Diana. Po ashtu ishin edhe halla e Herrit, Sarah Ferguson, ish-gruaja e Princit Andrew.

Ish-kryeministri John Major, i cili u kujdes për Princat Uilliam dhe Herri pasi vdiq Diana në 1997-n, ishte një tjetër mysafir i profilit të lartë. Kryeministrja aktuale, Theresa May nuk ishte e ftuar.

Anëtarët e lartë të familjes mbretërore ishin ndër të fundit që mbërritën në ceremoni.

Njerëzit u mblodhën në rrugët e Windsor që nga orët e para të së shtunës, duke shpresuar që të shihnin nusen dhe dhëndrin, ndërsa do të kalonin nëpër qytet në një karrocë të hapur me kuaj, pas ceremonisë. (përktheu lapsi.al) 

Fansa të tjerë të devotshëm të familjes mbretërore kishin fjetur për ditë me rradhë në rrugët e Windsor për të zënë vendin më të mirë të mundshëm.

Shumë njerëz planifikuan të ngriheshin herët, ose të qëndronin gjithë natën zgjuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të parë sesi Princi Herri martohet me nusen e tij të lindur në Kaliforni.

 

Dasma përfaqëson një moment historik për familjen mbretërore, pasi kjo e fundit mirëpret një divorc të hapur, biracial dhe amerikan, në radhët e veta.

Çifti zgjodhi që betimet e dasmës të jenë bashkëkohore, një reflektim ky i natyrës bashkëkohore të vetë çiftit.

Në asnjë moment, Megan Markle nuk tha gjatë betimit të saj se do “t’i bindet” bashkëshortit të saj. Përkundrazi, Megan u zotua “ta dojë, ngushëllojë, ta nderojë dhe ta mbrojtë atë.”

Në ceremoni u ndje edhe prezenca e mamasë së Herrit. Në ceremoni u këndua pjesa “Guide me o thou great redeemer” (Më udhëzo ti o shpengues i madh), pjesë që u këndua edhe në shërbimin e saj përkujtimor në vitin 2007, edhe në dasmën e Princit Uilliam dhe Dukeshës Kate në vitin 2011.

Princeshë Diana me dy djemtë e saj, Princin Uilliam dhe Princin Herri 

Të ftuarit nga Megan Markle përfshinin aktorë të serialit “Suits”, nga ku ajo mori famë. Në ceremoni erdhën aktorët Gabriel Macht, Gina Torres, Sarah Rafferty dhe Abigail Spencer.

Në një përpjekje për të qenë gjithëpërfshirës, çifti ftoi 2640 anëtarë të publikut, përfshi 1200 njerëz të zakonshëm nga komunitetet anembanë Mbretërisë së Bashkuar, për të parë nga brenda kështjellës ceremoninë.

CNN, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Sklleverit e bindur anglez qe paguajne me taksat e tyre per te mbajtur kete familje me privilege, nje buadlla si harry qe more nje te divorcuar dhe te shemtuar.

  2. Ky Clooney duhej pa tjeter,po ky Princi yne Leka i 2-te nuk ishte,po Nishani (pa mustaqe),po Meta…gjynah qe nuk ishte dhe Berisha me Ramen.Kushedi i ftojne per te 40 -tat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *