• |
ide | kryesore

The Globalist: Shqipëria duhet të zgjedhë mes BE-së dhe Turqisë së Erdoganit

Lajme, Të fundit

The Globalist i ka kushtuar një artikull lidhjeve të ngushta që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Turqisë së Rexhep Taip Erdogan. Artikulli me titull “Shqipëria duhet të zgjedhë midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë”, bën një pasqyrë të shkurtër të sektorëve strategjikë në vendin tonë që tashmë janë nën kontrollin e Turqisë.

“Investimet turke në Shqipëri janë selektive dhe të llogaritura në mënyrë strategjike. Ato përfshijnë pronësinë e bankës së dytë më të madhe në vend, hidrocentrale, metalurgjikun, si dhe ish-operatorin shtetëror ‘Albtelecom’ apo kompaninë celulare “Eagle Moblile”, shkruan autori Alon Ben-Meir.

The Globalist thekson se qëllimi i Erdogan është që t’i ofrojë Shqipërisë disa doza të vogla zhvillimi ekonomik, deri sa vendi t’i nënshtrohet totalisht atij. Autori paralajmëron Tiranën se Brukseli nuk do të pranojë asnjë anëtar të ri që është i lidhur ngushtë me Ankaranë.

“Gjithsesi, nëse Shqipëria është duke parë drejt Bashkimit Evropian, ashtu siç thuhet zyrtarisht, duhet të tregohet e kujdesshme në atë që dëshiron. Nuk duhet të lejojë Erdoganin të dominojë vendin. BE nuk do të pranojë asnjë anëtar të ri që është thellësisht i lidhur me Erdogan, veçanërisht tani që dëshira e tij e zbuluar për të dominuar Ballkanin mund të shihet nga të gjithë. Kjo nuk duket se e shqetëson kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. I njohur për lidhjet e ngushta me Erdogan, ai ishte lideri i vetëm nga Evropa që mori pjesë në dasmën e vajzës së Erdogan. Tani ai po negocion ndërtimin e një aeroporti turistik në Vlorë”, shkruan Meir.

Pasi ngre shqetësimin edhe për përfshirjen e turqve në jetën fetare shqiptare, artikulli i kësaj media mbyllet me paralajmërimin e qartë se, “nëse Shqipëria vazhdon të familjarizohet me Erdogan, dera e anëtarësimit në BE do të mbyllet”.

4 Comments

  1. Shqiptaret nuk i lidh asgje me BE ne . Ose kurva plake sic quhet ndryshe. Vende qe vete popullsine e vet e kane ndjegur ne turren e druve pa dallim moshe. Vetem se dikush mund te thoshte qe toka eshte planet. Ose binte ne kundershtim me idene ose mendimin e ndonje prifti.Kurse shqiptaret i vrane e i ndane ne 4 shtete.

  2. kombi shqiptare eshte nder kombet qe vuajti me shum padrejtesine ,nga perendimi ne 1 shekull ,por historia e ndergjegjsoj per te vlersuar kuptuar bindur dhe perkrahur te verteten ,ecila ka qartesin ,gjallerine paqen zgjilljet vlerat shpresen ,i mjafton kjo pet tu bindur dhe bindur tjeret ,per tiu pergjigjur dhe per te kerkuar prej tjereve,me urtesi dinjitet reciprocitet,vlera ,sejcili njeri deshiron per vete te drejten hakun ,ndonese ka prej tyre qe tjereve u ben padrejtesi,shqiptaret kan vlera qe tjeret si kan ,e respektojne te drejten e tjetrit por tjeret nuk respektojne te drejtat tona,tjeret bejne dallime dhe perjashtime shqiptaret nuk bejne dallime apo perjashtime i duam ti kemi gjith miq brezave duam tua hapim dyret me cdo popull,se cfar kan popujt njeri me tjetrin eshte ceshtje e tyre qe nuk i zgjillim ne,nese behet fjale per turqin ,ne turqi kemi mbi 5 milon shqiptare ,me shum se ne vete trojet etnike,atje nderehen dhe respektohen me mire se keto qe ndollen ne vendin e tyre nga vet qeverit e tyre ,me fryme evropiane,qe u jan grabit pronat te drejtat ku me frymen e sistemeve politikave dhe ligjeve te frymes evropiane te instaluara ne vend po kriminalizohet kombi eshte pjesa e dyte e asimil.imit tije me shpiktjet prendimore ,percaj dhe sundo permes kriminalizimit ,akuzes [ndeshkimit dhe grabitjes pasuris]ky eshte perfundimi politikave te 1 shekulli me pare ,fillim dhe mbarim ndaj kombit shqiptare,keto jan sistemetdhe demokracia qe montuan ne trojet shqiptare,tani e pane se po humbin dhe po pregatiten te bejne pucin ,me kryeministre te krishtere ne nje popullsi muslimane mbi 75 perqin te popullsis e ngjashme me ate te egjiptit me pucin kundert mursit,vite me pare,perendimi ne unitet po perpiqet qe me cdo kusht jasht cdo rregulli dhe norme te masakrojne kombin shqiptare per shkakun gjeostrategjik dhe pasuris qe kemi mes prendimit rusis dhe turqis ,sepse ,shqiperia per gjeopolitikat eshte si meka per besimin ,sepse strategjite e politikave mblelllin ne kete pike si magnet lindjen veriun prendimin ne interesa ,por ne nuk na interesojne interesat e tjereve dhe as qe duhet te hyjme ne to por duhet te qartesojme pozicionin tone, qe ne jemi te hapur per te gjith ,nese dikush deshiron te ndertojne nje baze le ti ftojme te gjith te bejne nese dikush deshiron marrveshje deren e kan te hapur te gjith,kurse perparimi ecen baz vleres meriten ,pa vler askush smund te ket merit,ne menyre te pamerituar askush nuk mundte perfitojne,koha po i ben te gjith te kuptojne domosdoshmerit ,por qe mendoj se shqiptaret nuk do te lejojne dike ti diktojne politika ligje dhe veprime te pranojne pa i pare vlersuar dhe bindur qe zbatimi tyre nuk sjell burime krimi dhe eshte ne dem te shqiptareve ,iku koha qe dikush te vije ne shqiperi dhe te thoje qe ky duhet te jete president dhe ai kryeminister dhe populli duhet qorrazi ta duartrokasin ,ky popull do vendos vet fatin e vet si e drejte qe i takon ,evropa nuk eshte domosdoshmeri per ne ,por ne domosdoshmeri eshte e verteta e drejta haku dhe mjafton mbasi kjo eshte piknisja drejt cdo dobie gjallerie qartesie zgjillje dhe shprese

  3. …keshtu i thonin edhe aleatet abaz kupit: na jepni prova qe doni te luftoni komunizmin dhe pastaj do tju ndihmojme!…dhe perfundimi dihet: na lane ne dore te rusit…………….por ndryshimi mes abaz kupit dhe edi rames, ishte se abaz kupi kishte vullnet, por s’kishte takat; nderkohe qe edi rama nuk ka vullnet, ndonese takatin e ka!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu