• |
ide | kryesore

VIDEO/ Chelsea mposht Manchester United në finalen e FA Cup

Sport



Chelsea ka mposhtur 1-0 Manchester United në finalen e FA Cup duke triumfuar për herë të 8-të në trofeun “më të vjetër të planetit”.

Goli me penallti i belgut, Eden Hazard i dhuroi fitoren londinezëve. Ishte Jones ai që shkaktoi 11-metërshin ndaj Hazard, i cili më pas e shndërroi në gol.

Manchester United iu anulua një gol nga VAR për pozicion jashtë loje. Jose Mourinho e mbyll kështu sezonin pa asnjë trofe duke dështuar në të gjitha kompeticionet.

Ngushëllim për Conte që pas këtij trofeu do të përballet në gusht me Manchester City në Superkupën e Anglisë. ©LAPSI.al

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/rd/rd9O.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *