• |
ide | kryesore

VIDEO/ Momenti kur RENEA nxjerr nga humnera turistin, një tjetër i zhdukur

Lajme, Të fundit



Dy turistë kanë rënë në një nga kanionet e “Shpellës së Pëllumbasit” në malin e Dajtit këtë të shtunë. Ngjarja ndodhi rreth mesditës dhe 2 personat ishin pjesë e një grupi turistësh shqiptarë.

Njëri prej tyre, dyshohet ta ketë marrë rrjedha e lumit. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar me iniciale Xh.S. Policia thotë se kërkimet do rifillojne mëngjesin e së dielës nga polumbarët e RENEA-s, tek gryka lumit Erzen. Tjetri me iniciale F.D. mbeti për disa orë i bllokuar në një grykë kanioni. Është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për ta shpëtuar.

Pas shoqërimit të tij në spital ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses  po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të turistit tjetër. ©LAPSI.al

https://www.dailymotion.com/video/x6jvd0j



1 Comment

  1. Kane rene apo jane futur se po te kishte rene ky personi qe shohim ne vidio do ishte bere cope ne ata shkembinj ,jo te dilte me kembet e tij .Ose eshte show i radhes i ketyre policeve te -Xhafes qe ja ne shpetojme jete njerzish .Ndaeni mire o gazetare pa na i servirni keto lajme te shoqeruara me vidio.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *