• |
ide | kryesore

Zyrtari i DASH: Donald Lu largohet në verë, përparësitë e Amerikës në Shqipëri nuk ndryshojnë

Lajme, Të fundit



Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan në detyrë, Mathew Palmer deklaron se ambasadori aktual amerikan, Donald Lu, do të largohet nga Shqipëria në verë.

I pyetur nga Mapo mbi ndryshimin e mundshem te politikës së SHBA ndaj Shqipërisë, Palmer përgjigjet se përparesitë e politikës së Washington-it do të jenë të njëjta.

Si të tilla ai liston mbështetjen e reformës së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit thotë se për emrin e ambasadorit të ri duhet pyetur në Shtëpinë e Bardhë.



1 Comment

  1. po na merka ne qaf,kush do ja ruaj shpinen tash tahirit,habilajve,agron,geron e fatmir xhafes,edvin qelbesir rames,ps ne zi kombetare per MAO LUU ce dunin;NJI NGUSHLIM KAN VLLAHUTIN SERBEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *