• |
ide | kryesore

Batuata e Ramës me Makron: BE e duam si para martesës, ndoshta pendohemi më vonë…

Pikante

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tregoi se në debatet për hapjen e negociatave të Shqipërisë në Sofje, Emanuel Makron ka shprehur habinë për nxitimin e ballkanasve drejt BE, që sipas tij nuk është ende gati t’i presë.


Në bisedë e sipër me Edi Ramën, Makron është shprehur: Përse doni të hyni në Bashkimin Europian, kur ne na duhet të bëjmë reforma të brendshme, që të jemi gati, edhe për ju…?


Dhe përgjigjia e Ramës, tregoi Zaev gjatë një konference për mediat, ka qenë: E di si është puna, është si para martesës, ne atë duam. Ndoshta edhe mund të pendohemi më vonë, por… tani këtë duam”.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.