• |
ide | kryesore

FOTO/ Tifozët e akuzojnë si “tradhtar” për penalltinë, De Vrij shpërthen në lot

Sport



Ishte një ndeshje e mbushur me emocione ajo kundër Interit për mbrojtësin e Lazio, Stefan De Vrij.

Holandezi ka firmosur tashmë një kontratë për të kaluar te Interi në fund të sezonit dhe në ndeshjen e fundit me Lazio shkaktoi një penallti duke i dhënë mundësinë skuadrës së tij të ardhshme të barazojë rezultatin në 2-2.

Tifozët nisën ta akuzojnë se e bëri këtë qëllimisht dhe 26-vjeçari është parë të qajë në bankinë. Për pak sekonda fotot bënë xhiron e rrjeteve sociale. ©LAPSI.al

Lazio-Inter, lacrime di De Vrij

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *