• |
ide | kryesore

Masakra në gjimnazin në SHBA/ A ishte refuzimi nga një vajzë motivi i autorit 17-vjeçar?

Planet, Të fundit



Një nga adoleshentet që u vra gjatë të shtënave me armë në shkollën e Teksasit, refuzoi dhe poshtëroi publikisht autorin 17-vjeçar të masakrës ku 10 persona humbën jetën.

Shana Fisher, që mbushi 16 vjeç disa ditë përpara se të vdiste nga sulmi, ka refuzuar ngacmimet e Dimitrios Pagourtzis prej muajsh, rrëfen mamaja e vajzës.

Dyshohet se 17-vjeçari po bëhej gjithmonë e më agresiv. Ky është një nga indikacionet e para për motivin e sulmit të së premtes në gjimnazin e Santa Fe.

Megjithatë motivet e vërteta të ngjarjes pritet të konfirmohen nga prokurorët.

Zyrtarët e rendit thanë se përveç dy armëve që mendohen të ishin të të atit të autorit të sulmit, në vendin e ngjarjes u gjetën edhe mjete të tjera shpërthyese, si bomba artizanale dhe tenxhere me presion. Nuk dihet në se i ati i autorit të sulmit ishte në dijeni që i biri ja kishte marrë armët e regjistruara sipas rregullave të shtetit.

Presidenti Donald Trump e cilësoi ngjarjen “një sulm absolutisht të tmerrshëm”, një nga shumë që kanë “që kanë prekur vendin për një kohë të gjatë”. 

Ai u zotua për të hequr siç tha armët “nga duart e atyre që paraqesin kërcënim për veten dhe për të tjerët”. 

SHBA/ Të shtëna me armë në gjimnaz, 8 të vdekur (FOTO-VIDEO) 

'He kept making advances on her and she repeatedly told him no,' said Shana's (above) mom



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *