• |
ide | kryesore

Profil/ Ana e errët e Buffon. Nga simpatia për fashizmin, bastet dhe diploma e blerë

F1, Sport



19 maj 2018, ora 16:41. Gigi Buffon lë fushën e lojës pasi në tabelën e arbitrit të katërt në ndeshjen Juventus – Verona sheh numrin e tij. Kapiteni 40-vjeçar i bardhezinjve mbyll në këtë mënyrë një karrierë të mbushur me suksese dhe dështime në Torino. Nuk munguan emocionet, lotët, deklaratat për dashuri të përjetshme dhe ovacionet për portierin e konsideruar “legjendë” te 7-herë radhazi kampionët e Italisë.

Por a ka qenë karriera e Gigi-t e mbushur vetëm me lavdërime? Jo. Ai ka pas krahëve edhe një anë tjetër të medaljes ku nuk kanë munguar akuzat, kritikat dhe skandalet. Nëse do të shkruajë një libër (me siguri do ta bëjë pas disa vitesh) ndoshta mund të zbulojë edhe për ato akuza të rënda që i janë bërë ndër vite si lidhjet me fashizmin, bastet, biznesin, tradhtinë bashkëshortore e deri te diploma e shkollës së mesme e blerë.

Skandali i basteve i vitit 2006

Një kapiten i vërtetë në fushën e lojës, por jashtë saj nuk mungojnë njollat. Bastet sportive në vend të parë. Më e forta ajo e vitit 2006 kur edhe vetë e pranoi se kishte luajtur në baste, por vetëm në kampionate të huaja. Prokurori federal Stefano Palazzi vendosi ta arkivojë çështjen pasi hetoi 5 ndeshje të luajtura të Juventusit pas dyshimeve se Buffon dhe disa lojtarë të tjerë kishin lëvizur shuma të mëdha parash. U vërtetua një lëvizje prej 1.5 milionësh që Buffon ia kishte kaluar një mikut të tij, shitës cigaresh në Parma. Dyshimet ishin të mëdha. “Janë lëvizje parash dhe të ardhurash nga pasuria e tij” – do të mbrohej avokati i portierit.

Biznesmen dhe tifoz

Buffon-it nuk i ka munguar edhe shpirti i iniciativës si biznesmen. Në vitin 2011 u bë aksionisti më i madh i grupit të tekstileve “Zucchi” me 19,6% të kapitalit të shoqërisë. Një vit më parë ishte futur në lojë për të shpëtuar edhe skuadrën e Carrarese, të qytetit të tij të lindjes duke marrë 50% të aksioneve bashkë me shokun e tij futbollist Cristiano Lucarelli dhe ish-presidentin e Pisa, Maurizio Mian. Carrese u ngjit menjëherë në Lega Pro.

Paratë dhe bizneset nuk janë i vetmi pasion për Buffon.

Edhe politika duket se konkurron me pasionin për topin pasi më shumë se një herë ai e ka shprehur hapur opinionin e tij për atë që i nevojitet Italisë për të dalë nga kriza, madje duke bërë edhe apel për vendin e tij.

Simpatia për fashizmin në fanellat dhe numrat e tij

Kjo e ka vënë shpesh në qendër të polemikave për shkak të simpatisë së tij për ekstremin e djathtë. Më shumë se një dyshim janë të paktën 3 raste kur ai është akuzuar si mbështetës i fashizmit.

Dy episodet e para kanë të bëjnë me kohën kur militonte te Parma. Në një rast ai shkoi poshtë tifozëve dhe u tregoi bluzën e tij ku shkruhej: “Boia chi molla” (Xhelat për atë që tradhton) e njohur si fraza e neofashistëve e përdorur në Regio Calabria gjatë viteve 1970. Për tu justifikuar ai tha se këtë frazë e kishte parë në një tavolinë gjatë kohës së kolegjit. Çështja u bë pjesë edhe e debateve në parlament. Ia hodhi me një gjobë prej 5 milionë liretash.

Image result for buffon Boia chi molla

Polemika për numrin 88

Polemikat shpërthyen me forcë në drejtim të tij kur zgjodhi bluzën me numrin 88. Ai që e vuri në dukje lidhjen e këtij numri me nazizmin ishte përgjegjësi për sportin i komunitetit hebraik në Romë, Vittorio Pavoncello. Ai kujtoi se dy shifrat ishin një kod për të treguar dy herë shkronjën e tetë të alfabetit që përkthehej në HH ose “Heil Hitler”.

Edhe në këtë rast Buffon, që në vazhdim mbajti bluzën me numrin 77, tha se nuk e kishte dijeninë e atij simboli, por e kishte zgjedhur atë shifër pasi i jepnin idenë e 4 topave, e përshtatshme për të identifikuar ringritjen e tij pas dëmtimit që e la jashtë evropianit të vitit 2000.

Image result for buffon 88

Kryqi kelt në festën e botërorit

Këmbëngulja te figura e djaloshit të pafajshëm mori një tjetër goditje në vitin 2006 kur si kapiten i Italisë u shpall kampion i Botës në Gjermani. Gjatë festimeve, Buffon nxorri në publik një banderolë ku shkruhej “Krenarë që jemi italianë” e shoqëruar me kryqin kelt, simbol nazist. Këto akuza e kanë vënë shpesh Buffon në qendër të vëmendjes, por ndaj tij nuk është marrë ndonjëherë ndonjë masë disiplinare.

Buffon Gianluigi 120601124308

Diploma e blerë

Duke gërmuar në të kaluarën e tij gjendet edhe një tjetër episod që e bëri Buffon gati për në burg, por që shpëtoi për fije të perit. Në vitin 1997 Buffon falsifikoi një diplomë llogaritari për tu regjistruar në universitet. Mashtrimi u zbulua në vitin 2001 dhe lojtari që e pranoi fajin pagoi një gjobë prej 6 milionë e 350 mijë lira për të mos shkuar të burg. Mund të konsiderohen çikërrima nëse llogariten edhe 1 milion e gjysmë që ia dhuroi mikut të tij “shitës cigaresh” me qëllim “mbrojtjen e pasurisë së tij” gjatë skandalit të basteve.

Tradhtia bashkëshortore

Buffon u martua me modelen çeke Alena Šeredová në qershor 2011, me të cilën kishte një lidhje prej vitit 2005. Të dy patën edhe 2 fëmijë, Louis Thomas dhe David Lee. Por pas 3 vitesh martesë ai lajmëroi divorcin. Shkak ishte bërë një lidhje e fshehtë që ai kishte nisur me gazetaren Ilaria D’Amico. Edhe kjo nuk u prit mirë nga publiku që shihte te kapiteni i kombëtares një njeri model.

Image result for buffon seredova d'amico

Akuzat për arbitrat

Ndaj Juventusit ka një kapitull të gjatë për marrëdhëniet me arbitrat, por kjo është një temë tjetër. Vetëm një muaj më parë, Buffon u vu në qendër të komenteve pas penalltisë që arbitri britanik dha kundër Juventusit në minutën e fundit të ndeshjes me Real Madrid në Champions League. Atëherë Buffon e quajti arbitrin “insensibile” (pa ndjenja). Kaq ka mjaftuar që çdo ndeshje të Juventusit në Itali, tifozët kundërshtarë t’i kujtojnë Buffon “arbitrat pa ndjenja” që sipas tyre kanë penalizuar skuadrat e tjera në favor të bardhezinjve duke sjellë në vëmendje skandalin “Calciopoli”. ©përgatiti LAPSI.al



5 Comments

  1. o bushat nuk e hedh dot poshte as ti assnjeri ne bote bufonin si njeri dhe karrieren e tij legjendare .i gjithe helmi jot komunist i hedhur kunder bufonit qendron ne faktin sepse ai eshte i djathte .po njimilion here me mire fashist ose nazist sesa emrin e ndyre dhe te qelbur te nje kerme komuniste.

  2. Edhe mund të kenë të drejtë italianët që të kenë antipati për fashizmin sepse kjo ka të bëjë me historinë e këtij vendi.
    Italia e pësoi nga fashizmi musolinian.
    Por që të lexosh në gazetat shqiptare, të baltoset një futbollist italian si Bufon, vetëm se ai dyshohet që të ketë bindje të djathta, këtë mund ta bëjnë vetëm gazetarët e dalë nga blloku enverist.
    I ka me qitje të largëta “analizat” politike Bushati.
    Meqe e ka tronditur fakti se në Itali po krijohet një qeveri e spektrit të djathtë, paska zgjedhur Bushati portierin Bufon, një ndër futbollistët më të shquar italian, për ta përgojuar si “fashist” e për ti zbuluar edhe “mëkatet” e tjera si njeri.
    Në Italinë e pas luftës së dytë botërore, krimi terrorist ka pasur dy burime kryesore.
    Terrorizmin mafioz dhe terrorizmin e ekstremistëve komunistë.
    Duke lënë mënjanë krimet çnjerëzore të mafies së famëshme italiane, vendin e dytë për krime terroriste e kanë zënë në këtë vënd, të ashtuquajturat “brigadat e kuqe”, guerilet elstremiste komuniste, që veçanërisht në vitet 70 e 80 bënë krime të shumta deri ne vrasjen e presidentit Aldo Moro , një politikan i shquar demokristian.
    Fashizmin apo nazizmin nuk e luftuan vetëm komunistët por e luftuan të gjitha partitë demokratike të botës.
    Ndonëse kanë kaluar 70 vjet nga përfundimi i Luftës së dytë botërore,e viktimat e diktaturave komuniste janë barazuar në numur me viktimat e luftës, ekstremistët komunistë vazhdojnë të cilësojnë si “fashistë” cilindo që nuk ka bindjet e tyre por ka bindje të djathta.

  3. Qe do shkonte puna qe lapsi do merrej me Buffon, nuk do ma kishte marre mendja. Qe Buffoni paska rrezikuar 3 here per te shkuar burg, nga ju po e degjoj per here te pare dhe ju siguroj qe nga kjo pune marr vesh me shume se te gjithe gazetaret sportiv ne Albanistan. Qe numrin 88 e paska zgjedhur meqe paska nje simpati per nazizmin, prap per here te pare e degjoj. Sepse nga ajo qe ka thene vete Buffon ai numer ka te beje me “topet” me plote kuptimin e fjales meqe numrin 00 nuk e zgjidhte dot. Qe qenka skandal qe ne nje moment zyrtar krize martesore, ai vendos te lidhet me nje femer tjeter, prap nga ju po e degjoj, por skeni faj se mentaliteti juaj i stervjeter e quan akoma mekat te madh kete gje. Dhe dicka tjeter ne fund. Kryqi kelt me svastiken naziste jane 2 gjera te ndryshme, mos ia fusni pordhes se lat nam. Mos u ankoni kur ju thone kazan e kosh plehrash se shume i keni dhe aq. Merruni me aktualitetin politik shqiptar, e me lulin edhe edin se keto te tjerat jane shume edhe per nje media kaq te zhvilluar sa e juaja.

  4. Oooo Interista faqezinje…….vetem tek e keqja ju shkon te mendoni…..Por ZOTI eshte i madh, ne mes te tabeles do lundroni, gjithmon do jeni duke na pare nga poshte …..

  5. bufoni paska marre dy gra i degjeneruari madh ,po krye,ari shqiperise ka marre tre apo kater dhe gjithe rilindja eshte nje grandbordello .italise i ka ardhur e keqja nga bufoni ,shqiptareve te mirat e medha nga bordello rilindja.te lumte bushat tamam biri i partise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *