• |
ide | kryesore

Audio-përgjimi për Agron Xhafën, Gazmend Bardhi: Të thirreshin të parët Xhafajt e Rama, jo ne që denoncuam

Lajme, Të fundit



Këshilltari ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi sapo ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ku tha për mediat se prokuroria duhet të kishte thirrur vëllain e Ministrit Xhafaj, vetë ministrin, kryeministrin Edi Rama dhe të kishte marrë aktin e ekspertimit, që Rama thotë se ka kryer për materialin audio.

“Argumentat tona tashmë janë publike, jemi përpara një rasti të dokumentuar të abuzimeve me pushtetin nga ministri i Brendshëm e qeveria për llogari të një veprimtarie kriminale të vëllait të Ministrit të Brendshëm. Unë jam jurist dhe do bashkëpunoj me organet sa herë të thirrem po nuk mund të rri dot pa thënë se është prokuroria e Krimeve të Rënda që heton krimin e organizuar dhe shtetasi i dyshuar si i përfshirë në trafik droge, nuk është marrë ai i pari në pyetje, po ne që denoncojmë rastin. Nuk është marrë ministri i Brendshëm që lehtëson veprimtarinë e vëllait, po ne që denoncojmë. Nuk është marrë akoma në pyetje kryeministri se gjoja zëri në materialin audio nuk është i Agron Xhafaj dhe nuk ju bën me dije aktin e ekspertimit. Prokuroria duhet të kishte sekuestruar. Thirrja ime publike ndaj prokurorisë është ti fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji, dhe drejtimi i duhur është të ndëshkohet në mënyrë spektakolare individë të përfshirë në krimin e organizuar dhe që bëjnë trafik droge. Rasti është publik bëhet fjalë për vëllain e ministrit të brendshëm”, tha Bardhi.

Ai bëri të ditur se në Prokurori deklaruan “gjithçka u pyetëm dhe gjithçka kemi bërë publike gjatë ktyre ditëve. Mbi faktet e materialet që kemi bërë publike. Sigurisht që pkruroria i disponon dhe ne kemi dhën sqarim e tona”.



4 Comments

  1. po si te hetoj prokuroria e kryemutit rama veten,ku ke par rama te kontrolloj vehten ose xhafa te kontrolloj xhafen.a nuk i lan balilin,frroket,seitin te ikin,po ashtu drejtoret e policis.ku kemi qelsiristan polici kemi trafik-gji,kokin-gji.dhjerjet e stalinit ruqi,rama,xhafa,spartak braho,ditmir sulo bushati,hamit ilir beqja jan e njejta prerje si enveri,kristaq rama,spiro koleka,ramizi,negjmija,gjelil gjoni etj.

  2. Ti mos u frigeso he burre,Prokuroria i dine punet e veta e nuk te pyet ty .Me siguri nuk je i thirrur ne cilesine e denoncuesit por ne ate te inskenuesit dhe falsifikatorit.Ani jurist i thua veti e bjen ne nivel te Salianjit e Babales .PO si mund te sherbehet drejtesia me nje audioinqizim te montuar ,me deklerata te nje narkotrafikanti e hajni makinash,kumargjiu ei cili ne dhjete fjali te dekleruara ka 18 rrena e kontradikta dhe asnje e vertete.JU u perpoqet tu leni “deshmitarit” dhe “gazetari” kembet e arushes ne duar por nuk e hanger Prokurorie pilafin e gatuar nga SHQU-pi ,nuk ke pse befasohesh sepse nuk ka ndodhe asnjehere qe nje Parti politike madje ajo kryesore opozitare te marre rolin e nje redaksie televizive apo te vete Prokurorise.Mos zbythi tani pas gjithe asaj ulurime qe bete.Babalja do flase se nuk pranoje te shkoje ne burg per ty e Salianjin.
    MIre te tha M.Nano krric.Te kishte pase te verteta do e emitonin televizionet o krric.

  3. Sepse prok kerkojne te friksojne perssonat qe bejne denoncime ndaj figurave te mirembrojtura nga ambat e ndryshme …. po ani mer burre ti mos i frikso se burrat dalin ne shesh te mejdanit …. plerat fshihen pas fustanit …..

  4. HAHA. Ne njje shtet normal kur del nje audio e tille, te paret qe thirren jane ata qe flasin ne audio, ndersa tek ne fajtor eshte ai qe ka bere audion. NQS kjo audio nuk eshte e vertete a mund te me thoni cfare nxitimi pati Geroni PArtise te ikte si hajdut te “vetdorezohej” apo mbas kaq vitesh e vrau ndergjegja. Ju jeni dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *