• |
ide | kryesore

Enkelejd Alibeaj nuk u paraqit në Prokurori për audio-përgjimin, shfaqet në një aktivitet me Metën

Lajme, Të fundit



Prokuroria për Krime të Rënda kishte thirrur sot për të dëshmuar tre zyrtarët e PD, Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi në lidhje me audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Por ndonëse deputeti i PD, Ervin Salianji është paraqitur bashkë me këshilltarin ligjor të PD, Gazmend Bardhi për të dëshmuar, ajo që u vu re ishte mungesa e deputetit Enkelejd Alibeaj.

Deputeti Enkelejd Alibeaj nuk është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por është shfaqur në një aktivitet me rastin e 45-vjetorit të revoltës së Spaçit.

Nuk dihet nëse arsyeja e mungesës së deputetit të PD ka qenë ky aktivitet ku ai merrte pjesë, apo ka pasur arsye të tjera.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë gjithashtu edhe presidentit i Republikës Ilir Meta si dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.



1 Comment

  1. ANDI BUSHAT KJO VERTETON SE JE DERA E QENEFIT NEGJMIJE;RE SI RAMA NE GROP QENEFI KU NUK TE NXJERR ASKUSH:JA QE ALIBEJA U PARAQIT.TASH HAJE AT QE BERE SI RAMA SE AI NUK PENDOHET,mos i bere edhe ti analiz si rama audios ne qenefin negjmije : alibeajt ,bravo bushat rama te ka kazan mero baze gjan,xhafa krymb e vllezrit nazako shok wc.se si ju ngutet ju krymbave te qenefit te i beni mutin mjalt e barin shpageti vetit nuk e kuptoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *