• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Itali, 50-vjeçari shqiptar i pret fytin me shishe ish të dashurës, prangoset nga policia

Lajme, Të fundit



Donte ta vriste për hakmarrje. Shqipëri 50-vjeçar përfundoi në pranga në Itali, pasi i preu fytin në tentativë për ta vrarë ish të dashurën e tij, një 40-vjeçare shqiptare pas sherreve të vazhdueshme që kishin bashkë.

Mori një shishe të thyer dhe e qëlloi në fyt, duke i shkaktuar të carë të madhe nga njëri vesh te tjetri, shkruajnë mediat italiane. Gruaja përfundoi në urgjencë me së paku 50 qepje, në gjendje kritike.

Ata kishin një raport intim së bashku, i cili mori fund kur burri vendosi ta shfrytëzonte si prostitutë. Fitimet që nxirrte ia merrte ai dhe u tërbua kur gruaja vendosi të mos kishim më punë bashkë. Gruaja e nxori nga shtëpia dhe ai nuk e duroi këtë duke vendosur të merrte hak.

Mendimet e turbullta, xhelozia dhe dëshira për hakmarrje e shtynë atë në vendimin e një natë më parë për ta vrarë. Pasi e qëlloi, ai u larguar, por policia arriti ta bllokonte dhe e vuri në pranga. Ishte vetë gruaja që bëri verifikimin duke pranuar: Po ai është personi që më sulmoi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *