• |
ide | kryesore

‘Nuk kam motër ta marr për dhëndër drejtorin’, Rama në Dropull u përgjigjet shqetësimeve me batuta

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Bashkisë së Dropullit nuk i kurseu batutat. Teksa një nga qytetarët shprehtë shqetësimin e tij për Hipotekat, si dhe për kreun e institucionit të saj, një tjetër banor ndërhyn duke i dalë në mbrojtje drejtorit.

Kaq mjaftoi që Rama të ndërhynte, ndërsa shtoi me humor se nuk i interesonte se si ishte drejtori i Hipotekave, pasi nuk kishte motër që ta merrte për dhëndër.

Banori:
 Mund të kemi shpresa për më shumë punësim? (Banori flet, ndërsa Rama i thotë disa herë; vazhdo, vazhdo) Kam shqetësim me Hipotekat. Ju ka çuar dhe djali im mesazh.

Rama: Ua kam thënë të gjithëve, shkruani tek portali ‘Shqipëria që duam’
Banori: Siç keni thënë dhe ju; Shqipëria është një nuse e veshur keq.
Rama: Ku i dëgjoni këto shprehjet e mia ju në Dropull?!

Ndërhyn banori tjetër: Drejtori është i mirë…

Rama: Nuk kam motër ta marr për dhëndër drejtorin. As vajzën…S’kemi ardhur për të bërë krushqi për drejtorin. Ai tha mendimin e tij për Hipotekat.



1 Comment

  1. ky nuk ka moter por letra higjenike sa te doni,keni mriken,felaj,vasiliken,spiropelen,xhaqkan,erionka velinen etj,keto po trafikuat nje ton kokain i merrni per nje vit qera madje se bashku me linden e ficion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *