• |
ide | kryesore

Sekretari amerikan i Shtetit: Irani do të përballet me sanksionet më të fuqishme në histori

Planet



Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara do t’i vënë Iranit sanksionet më të fuqishme në histori.

Sipas ish-shefit të CIA-s, Pompeo, Irani do të duhet të luftojë për të mbajtur gjallë ekonominë e saj pasi sanksionet të hyjnë në fuqi.

Mike Pompeo tha në Uashington se do të punojë me Pentagonin dhe aleatët rajonalë për të penguar çdo agresion që Irani mund të ndërmarrë pas vendosjes së sanksioneve.

Pompeo tha se Irani i ka shfrytëzuar paratë që ka fituar pas heqjes së sanksioneve për të financuar grupet terroriste në Liban, Siri, Irak dhe Jemen.

“Do të aplikojmë presione të papara financiare ndaj regjimit iranian. Udhëheqësit në Teheran nuk do të kenë asnjë dyshim në seriozitetin tonë”, tha Pompeo.

Ai shtoi se nëse Irani bën “ndryshime të mëdha”, SHBA do t’i heqë të gjitha sanksionet.

Pompeo nuk dha afat kohor se kur do të vihen sanksionet.

 

Këtë muaj, presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Me këtë marrëveshje, të nënshkruar në vitin 2015 midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Republika Islamike është pajtuar të frenojë aktivitetin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *