• |
ide | kryesore

U morën si të pandehur, prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë për çiftin e prokurorëve Gashi-Gina

Lajme, Të fundit



Pasi u pezulluan nga detyra dhe u morën si të akuzuar për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, Prokuroria e Durrësit ka shpalluar moskompentencë për hetimet ndaj çiftit të prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi.

Prokuroria e Durrësit e ka kaluar çështjen për hetim në organin e akuzës në Fier. Kjo pasi çifti pretendon se hetimi po bëhet për hakmarrje personale, duke pretenduar se Anita Jella, kryeprokurore e Durrësit është shoqe e kryeprokurores Arta Marku.

Sipas Prokurorisë së Durrësit shkak për ta dërguar çështjen në Fier përveç afërsisë është edhe fakti se ky institucion nuk ka konflikt me aktivitetin që kanë ushtruar më herët bashkëshortët.

Më 14 maj kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku i pezulloi nga detyra Ginën dhe Gashin deri në përfundim të hetimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *