• |
ide | kryesore

‘Xhafaj’/ Pas Salianjit e Bardhit dëshmon në Prokurori edhe Alibeaj: Procesi të mos merret peng nga Rama

Lajme, Të fundit



Kanë dëshmuar në prokurori të tre zyrtarët e PD-së, të cilët publikuan audio-përgjimin e Agron Xhafajt ku sipas PArtisë Demokratike flitej për pazare droge mes vëllait të ministrit të Brendshmë dhe një personi tjetër.

Kështu, pas deputetit Ervin Salianji si dhe këshilltarit ligjor në PD Gazmend Bardhi ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda deputeti tjetër i PD, Enkelejd Alibeaj. Duke folur jashtë ambienteve të prokurorisë, deputeti i PD tha se procesi penal nuk duhet të merret penga nga Rama dhe ministri Xhafaj.

Ky vend ka nevojë për një revoltë siç ishte ajo e Spaçit si sot 45 vite më parë. Jam përfaqësues i viktimave të këtij aktiviteti kriminal. Duhet të vijnë të dëshmojnë edhe persona të tjerë si një mundësi që procesi penal të mos merret peng nga Rama dhe Xhafaj. Viktima janë të gjithë shqiptarët” – tha Alibeaj.

Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi janë tre demokratët që kanë bërë denoncimet për këtë çështje, duke nisur me dënimin në Itali të Agron Xhafaj, më pas me akuzat për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka ndryshuar kodin penal për të mbrojtur vëllain e tij e deri tek publikimi i audio-përgjimit.

 



1 Comment

  1. O zot sa i shpifur!! Ne luftojme kete te gjatin per arrogance, del ky miu zi dhe me arrogant. Jane ne terezi keta apo jo! Jane te ndergjegjshem, qe si anetare te kesaj klase politike, nuk kane asnje arsye te behen arrogant e te flasin gjithe pordhe. Vetem te keqia i kane sjell ketij vendi. Flasin sikur kane cliruar Shqiperine. Qeveri me Salianjin Griden dhe kete mjekercjap, nuk i duhet Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *