• |
ide | kryesore

Carlo Ancelotti takon presidentin e Napolit, De Laurentiis

F1, Sport



Trajneri Carlo Ancelotti ka vizituar mbrëmjen e së martës shtëpinë e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis në Romë. Takimi nisi rreth orës 21.30. Presidenti i Napolit do t’i prezantojë sot projektin e tij nëse ai preferon të kthehet në Itali.

U përfol që gjatë pasdites për një tratativë në vijim mes Ancelotti-t dhe Napolit. Gjithsesi mediat italiane shkruajnë se Ancelotti do të marrë skuadrën vetëm nëse Sarri vendos të largohet.

Menjëherë mediat italiane kanë spekuluar për emrat që mund të kërkojë Ancelotti në merkato. i pari është Arturo Vidal me të cilin u pa të diskutonte gjatë në San Siro gjatë ndeshjes së lamtumirës së Pirlos. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *