• |
ide | kryesore

Audiopërgjimi/ Në kërkim të “Ermalit”, prokuroria po verifikon mes policëve në detyrë

Lajme, Të fundit



Pasi emri i Ermalit, punonjës policie në Vlorë, u përmend gjatë audioregjistrimit të publikuar nga Partia Demokratike, ABC News zbulon identitetin i tij. Nga verifikimet  e efektivëve të policisë së qarkut Vlorë, Ermal Haxhi, ka qenë i vetmi që ka pasur rol drejtues në periudhën Shtator-Dhjetor 2017, si shef stacioni në Policinë e Dhërmiut.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet pas përmendjes së emrit të një punonjësi të policisë në qarkun Vlorës gjatë audioregjistrimit të publikuar nga Partia Demokratike javën e kaluar. Në atë përgjim, dëshmitari X, Albert Veliu dhe gazetari invesigativ, Jetmir Olldashi, pretendojnë se drogën përtej detit, do ta kalonin nëpërmjet efektivit me emrin Ermal.

ABC News ka verifikuar punonjësit e policisë së qarkut Vlorë, që kanë pasur rol drejtuesi në periudhën 2016-2017. I vetmi që ka pasur post drejtuesi në atë qark ka qenë Ermal Haxhi, i cili nga Shtatori deri në Dhjetor 2017 ishte shef stacioni në Policinë e Dhërmiut.

Për këtë emër, Pokuroria e Krimeve të Rënda nuk jep informacion, duke thënë se është çështje në hetim dhe mund të dëmtohen provat. Ndërkohë paralelisht organi i akuzës po verifikon të gjitha tabulatet telefonike, të punonjësve të policisë së qarkut Vlorë, me emrin Ermal për të vërtetuar, nëse ka pasur bashkëpunim, ndërmjet efektivëve blu me trafikantët e lëndëve narkotike.

Përgjimi i kryer në lokalin e Agron Xhafaj nga Veliu ka ndodhur në Tetor të vitit 2017, ku sipas dëshmitarit Albert Veliu, pretendohet se për trafikun e dorgës duhet të takohet me punonjësin e policisë të quajtur Ermal.

Të hënën, tre zyrtarë të Partisë Demokratike që denoncuan audiopërgjimin e një bisede për trafik drogë u paraqitën tek Prokuroria për Krimet e Rënda. Ata iu përgjigjën thirrjes së prokurorisë për t’u pyetur në lidhje me hetimin e nisur për rastin. Përveç deputetëve dha shpjegime edhe gazetari Jetmir Olldashi, personi që mori përsipër autorësinë e intervistës së Albert Veliut dhe të audiopërgjimit./ABCnews.al



5 Comments

  1. Prokuroria,kot lodhet te beje hetime per kete polic,sepse gazetari bejdexhi-expert politiko-teknik per gjithcka,Llorenc Vangjelizmoi,e deklaroi publikisht dhe me shume pompozitet,ne Opinion,se ky polic nuk existon,eshste emer i sajuar.Dheeeee po e tha ky,nuk e luan as topi.

  2. Jeni bere me keq se talianet qe gjoja per liri shypi nxjerrin edhe emrat e personave qe zbulojne gjera qe shkojne kundra ligjit! Me kete menyre ata zbulohen dhe jane ne rrezik, keshtu qe shtypi i lire i jep nje dore te tjereve. Ps: ne asnje vend te botes nuk jepen informacione per burimin e informatave! Rrespektohet statusi i mrojtjes se deshmitarit! Kurse mediat shqiptare bejne te kunderten ne nje fere menyre!

  3. Jeni bere me keq se talianet qe gjoja per liri shypi nxjerrin edhe emrat e personave qe zbulojne gjera qe shkojne kundra ligjit! Me kete menyre ata zbulohen dhe jane ne rrezik, keshtu qe shtypi i lire i jep nje dore te tjereve. Ps: ne asnje vend te botes nuk jepen informacione per burimin e informatave! Rrespektohet statusi i mrojtjes se deshmitarit! Kurse mediat shqiptare, bejne te kunderten ne nje fere menyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *