• |
ide | kryesore

Kapen me heroinë në banesë, policia prangos 4 persona në Berat (Emrat)

Lajme, Të fundit
heroine.jpg



Policia e Berati ka vënë në pranga ditën e djeshme 4 persona pasi janë kapur me heroinë.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia e këtij qyteti bën me dije se në pranga janë vënë Argent Myftari, 31 vjeç, Françesko Mehmetaj, 19 vjeç, Alvaro Merka, 37 vjeç, Geri Molishti, 36 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik dhe banesat e tyre, policia ka gjetur 17 doza lëndë narkotike e llojit Heroinë me peshë 3.5 gram, një dozë Cannabis Sativa, fara të dyshuara narkotike, një bimë e kultivuar narkotike.

Po ashtu, është sekuestruar edhe një armë gjahu çifte me 4 fishekë, e dyshuar si e vjedhur në datën 19.05.2018 në banesën e J.Q si dhe shumë lekësh, tre telefona dhe dy automjete.



1 Comment

  1. ter kjo koain dhe andi bushati,rama e fatmir xhafa kerkojn ende gjurmet,qfare fakte kerkojn keta te tre .faktin brenda bushat e keni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *