• |
ide | kryesore

Koment/ Rreziku që na vjen nga neonazizmi

Planet

Evropa ka nevojë për një kulturë të përbashkët kujtese dhe ajo mund të jetë vetëm antifashiste. Kjo e përjashton të menduarin pozitiv për bashkëpunëtorët e nazistëve në Kroaci, Hungari dhe Letoni.

Përshëndetje hitleriane, tatuazhe me kryq të thyer dhe simbole fashiste të ustashëve të lidhur me nazistët. Veç kësaj përshëndetja “Za dom Spremni” (Për atdheun gati), korresponduesja kroate për “Sieg Heil” – të gjitha këto u zhvilluan të shtunën (12.05) e kaluar, kur 10.000 vetë përkujtuan bashkëpunëtorët e nazistëve ustashët në Bleiburg të Kärnteni-t.

Bëhet fjalë për majin e vitit 1945, kur ushtria kroate e lidhur me nazistët mori arratinë nga ish-Jugosllavia për në Kärnten, në zonën britanike të pushtimit. Por bashkëpunëtorët e nazistëve, ustashët, britanikët ua dorëzuan atëherë partizanëve jugosllavë, gjë që bëri që mbi 45.000 vetë të vriten nga partizanët e Titos.

Në një kohë kur pjesëmarrësit flasin për një “aktivitet përkujtimor”, kritikët e quajnë “takimin më të madh fashist të Evropës”. E gjitha organizohet nga Konferenca Kroate e Ipeshkëve, durohet nga dioqeza austriake Gurk. Anëtarë të rangut të lartë të qeverisë kroate janë të pranishëm në aktivitet. Zyrtarisht bëhet fjalë për një aktivitet kishtar.

Kancelari austriak Sebastian Kurz reagon për këtë temë njësoj, si reagon kur i drejtohen në mënyrë kritike për koalicionin e tij me FPÖ-në ekstremiste të djathtë: ai përpiqet t’i shmanget temës ose jep përgjigje asgjëthënëse. Hipokrizia del në pah në rrethanën që së fundi u ndërhy në mënyrë energjike kundër mbledhjeve politike të nacionalistëve turq dhe të ekstremistëve të djathtë në Austri. Por kur mbi 10.000 kryesisht katolikë kroatë kremtojnë një festë të madhe fashiste, atëherë nuk mund të bësh gjë.

Këshilli i Evropës është i alarmuar

Këshilli i Evropës u shpreh i alarmuar për kthimin në shfaqje të normale të fashizmit në Kroaci, pas orgjisë më të fundit të ustashëve në Bleiburg. Kjo tendencë përforcohet edhe përmes një “glorifikimi” të regjimit të ustashëve fashistë, thuhet në një raport të botuar të Komisionit antiracizëm të Këshillit të Evropës për gjendjen në Kroaci. Hartuesit e raportit kërkuan nga qeveria e Zagrebit që të veprojë në mënyrë më energjike kundër tiradave të urrejtjes si dhe sulmeve me motive raciste ndaj minoriteteve.

Është e diskutueshme nëse partia në pushtet HDZ do ta marrë seriozisht raportin. Shumë shpesh ajo tërheq vëmendjen që ushqen vetë urrejtjen kundër minoriteteve në Kroaci, veçanërisht kundër serbëve dhe romëve. Këto grupe, të cilat u asgjësuan në mënyrë sistematike nën “Shtetin e Pavarur Kroaci” të krijuar nga Hitleri.

Komunitetet hebreje të Kroacisë ka vite që i bojkotojnë ceremonitë shtetërore përkujtimore për çlirimin e kampit të asgjësimit Jasenovac. Ata nuk duan që të përkujtojnë së bashku me politikanë, të cilët u referohen në mënyrë pozitive vrasësve të hebrenjve të regjimit të ustashëve.

A mund ta përfytyroni që Angela Merkel të shkojë në Argjentinë dhe të tregojë atje përpara minoriteteve gjermane se është mirë që pas Luftës së Dytë Botërore gjermanët gjetën strehim në atë vend? Vrasësit masivë si Adolf Eichmann-i dhe Josef Mengele? Me siguri që jo. Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic e bëri një gjë të tillë. Në një vizitë në Argjentinë ajo vlerësoi ata kroatë që arritën pas Luftës së Dytë Botërore të arratisen nga partizanët e Titos në Argjentinë. Që këtu bëhet fjalë për komandantë kampesh përqendrimi, vrasës masivë dhe bashkëpunëtorë të nazistëve, këtë ajo nuk e përmendi.

Kroacia nuk është rast i veçuar

Shkrimtari Danilo Kis shkroi për nacionalizmin se ai është një “paranojë”, një përfytyrim delirant i shoqëruar njëkohësisht nga humbje e individualitetit dhe e sensit të realitetit. Kjo paranojë bazohet në idenë, që kombi yt është diçka e pastër dhe e pafajshme dhe të gjithë ata që i lejojnë vetes të bëjnë kritika janë armiq me motive të ulëta. Prandaj, në përfytyrimin historik të të djathtëve kroatë ustashët duhet të jenë të mirët, sepse që të pranosh se ata kanë vrarë me qindra mijë njerëz të pafajshëm, kjo do ta njolloste për përfytyrimin e kombit vetjak. Si rrjedhojë pjesëmarrësit e ceremonisë në Bleiburg ndihen si viktima, megjithëse janë ata që glorifikojnë një regjim fashist.

Ky është një zhvillim, i cili ndodh edhe në vende të tjera të Evropës Lindore: një përfytyrim historik i cili është i fokusuar në rolin vetjak si viktima nën pushtimin sovjetik ose nën sundimin komunist. Njëkohësisht, bashkëpunimi vetjak me nacionalistët banalizohet, mohohet dhe në rastin më të keq, glorifikohet.

Në Riga, çdo vit në 16 mars dalin në rrugë me mijëra vetë, për të përkujtuar në “marshin e pjesëmarrësve të legjioneve” pjesëtarët e ushtarëve SS. Viktor Orbani e vlerësoi bashkëpunëtorin e nazistëve Miklos Horthy si një “burrë shteti të jashtëzakonshëm”, megjithëse ai është bashkëpërgjegjës pë deportimin e mbi 600.000 hebrenjve në kampet gjermane të asgjësimit. Në Serbi bëhen diskutime, nëse duhet rehabilituar në pikëpamje juridike bashkëpunëtori i nazistëve Milan Nedic.

Që të zhvillohet si një i vetëm, BE ka nevojë jo vetëm për një opinion më të fortë publik evropian, por edhe një kulturë të fortë të kujtesës. Dhe ajo duhet të jetë antifashiste. Kur nuk arrin të biesh dakord as që nazistët qenë të këqijtë dhe kur glorifikohen hapur bashkëpunëtorët e disa kryetarëve të shteteve dhe të qeverive, atëherë Evropën e pret dështimi.
Krsto Lazarevic ka lindur në Bosnjë-Hercegovinë dhe është arratisur si fëmijë me familjen e tij në Gjermani. Sot ai jeton në Berlin, punon si gazetar dhe publicist dhe shkruan për medie të ndryshme gjermanofolëse./ Nga Krsto Lazarevic, marrë nga DW.

3 Comments

  1. Padyshim se për Europën në historinë moderne, dy janë sistemet diktatoriale mizore që i sollën popujve të saj viktima të shumta miliona njerëzish, diktatura nazi-fashiste dhe ajo komuniste.
    Nazizmi që konsiderohet si një ideollogji ekstreme nacionaliste e djathtë, dhe komunizmi si një ideollogji ekstreme internacionaliste e majtë.
    Tashmë historianët e kanë vërtetuar faktin se nazizmi e fashizmi lindën si një ideollogji nacional -socialiste e ishte koalicioni ndërkombëtar që me luftë frontale e ndëshkoi ate, duke vazhduar edhe pas 70 vitesh që të kërkojë autorët e krimeve e t’ja japë drejtësisë.
    28 vite pas shëmbjes se perandorisë diktatoriale komuniste në Europën lindore, nuk janë ndëshkuar krimet e diktaturave komuniste me gjyqe ndërkombëtare e kombëtare, ashtu siç u bë me diktaturat nazi-fashiste.
    Europa lindore pas rrënies së fashizmit, kaloi në një sistem po aq mizor siç ishte diktatura komuniste e justifikuar me “diktaturën e proletariatit”.
    Duke lexuar këtë shkrim të këtij “majtisti” sërbo-boshnjak, Lazaroviç, vërej se ai ndonëse përmend “rilindjen” e fashizmit në Hungari, Kroaci, Poloni e gjetkë, nuk i hyn analizës se pse pikërisht në këto vende ish komuniste, ka lëvizje ekstreme të djathta të cilat ai i etiketon si “fashiste”
    Të mos harojmë se edhe diktatori serb Millosheviç që riktheu masakrat e Luftës së dytë botërore në Ballkan, ishte një nacional-socialist.
    Nëse do të kthehemi atje ku duhet të na vejë gjuha se na dhëmb dhëmbi, le të shkojmë tek aktualiteti shqiptar.
    Shqipëria ndryshe edhe nga vendet e tjera të ish bllokut lindor komunist, që hoqën dorë që në fillim vitet 60 nga modeli diktatorial stalinist, e ruajti ate model deri në fillim vitet 90.
    Duhet pranuar për hir të së vërtetës, se duhej të ishte Shqipëria ajo që duhej të kishte një të djathtë ekstreme të papajtueshme me ideollogjinë komuniste.
    Por ja që kjo nuk ka ndodhur.
    Në Shqipëri nuk ka ndonjë forcë të fuqishme politike të djathte, që mund të cilësohet si “ekstreme”
    Ama sot në pushtet është një parti “e majtë europiane” si PS, që për kryetar të parlamentit ka zgjedhur një person si Ruçi, ish ministri i fundit i sigurimit të diktaturës enveriste, që deklaron hapur se Shqipëria “u shkatërua” (shteti u korruptua e kriminalizua) duke marë shembullin e demokracisë perëndimore e se në diktaturën enveriste, vendi ynë nuk i kishte këto fenomene.
    Pra kur në disa vende lindore ish komuniste janë fuqizuar partitë e djathta antikomuniste duke qenë në pushtet, paradoksalisht në Shqipëri, kryetari i parlamentit bën hapur propoganda enveriste për të mirat e sistemit diktatorial,

  2. nuk desha te vecoj asken ,per te thene se dikush eshte me i miri dhe dikush me i keqi por te gjith u krijuam dhe lindem te mire dhe gjith po ashtu kemi mundesin te mbeteme po te mire vetem duke medituar vlersuar ,kuptuar dhe pranuar te verteten,sepse ne kete bote kemi larmi teorish idesh ,si individ besimesh ,por ne fakt ne esence te gjith jemi te njejte njerez,u krijuam me te verteten funksionojn dobit sipas saje dhe raliteti orientohet sipas fakteve te saje bindja njerzore dhe zhvillimi vjen ne baze fakteve te vertetes jo me hamendje dhe interes,,pavarsisht interesi grupe te indryshme njerzore i eklipsoj te thurin historit teori ,te paverteta por faktet zbuluan te verteten duke e bere ate gjithnje te qarte kuptueshme pelqyeshme dhe pranueshme nga te gjith si dobi gjalleri zgjillje shprese paqe domosdoshmeri,i malleruar eshte zoti botnave qe ,krijoj gjithcka,,njeriut ja beri te njohur ne kurane dhe synet,ndonse shumve nuk ju pelqej e kundershtuan perbuzen por tani faktet e te vertetes shfaqen ngado te vertetuara nga zoti i derguari tije dietaret shkencetaret,praktikisht cdo mendje njerzore lehte mund ta dallojne te vertewten nga genjeshtra ,qofte dhe nga shenji dallues mbasi zoti mallerishem si veprat e drejta si te padrejta i beri me shenj dallues ku lehte i len me goje mbyllur dhe te deshtuar cdo spekulant tashme e verteta flet vet ska nevoje per deshmi as deshmitare faktet e saje jan ngado qe te hellesh veshtimin ,me te do ndieheshin krenare te gjith dhe askush i humbur

  3. Shkrim bastard. Luften e fitoi vetem amerika qe financoi ruset dhe britaniket e pjerdhur. Dhe briraniket dorezojne tek vrasesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu