• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Arsyeja e vërtetë pse Rama nuk e do Shqipërinë në BE

Lajme, Të fundit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se Edi Rama nuk dëshiron një Shqipëri pjesë të Bashkimit Europian.

Kryemadhi argumenton se sa më afër BE-së të jetë Shqipëria, aq më shumë do të ketë kontroll nga ndërkombëtarët.


“Ai do që të zgjasë akoma më shumë agoninë e grabitjes së vendit.” – u shpreh Kryemadhi, ndërsa shtoi se Rama nuk mund të mbrohet më, dhe se protesta e të shtunës do të rrëzojë kryeministrin socialist nga pushtetit.

“Beteja jonë do të finalizohet me protestën e së shtunës. Ky kryeministër është modeli më i shëmtuar që ne i ofrojmë sot të rinjve shqiptarë. Të rinj e të reja po provojnë qeverisjen e keqe që ka përfshirë të gjithë Shqipërinë. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve t’u bashkohemi protestës së opozitës, për të protestuar kundër arrogancës së këtij kryeministri të bërë njësh me krimin.

Opozita është për një Shqipëri sa më afër Bashkimit Europian, por Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të krimit nuk duan të ndodhë. Se po ndodhi hyrja në BE, aq më shumë do kontrollohet nga ndërkombëtarët. Ai do që të zgjasë akoma më shumë agoninë e grabitjes së vendit.

Rama nuk është Zot as i Shqipërisë as i shqiptarëve, me prokurorë që i lëpihen për Vettingun e tyre, të protestojmë ndaj kësaj qeveri të kapur. Nuk ka më Zot ta mbrojë Ramën,” u shpreh Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e LSI në rrethe.

©LAPSI.AL

4 Comments

  1. Per mua si shqiptar vet deklarimet e tyre te paqarta dhe ne kundershti me njera tjetren nuk e bejne serioze akuzen apo vertetojne dicka. Le te themi shqip se eshte SAJESE partiake! Kjo nuk e shpeton Qeverine Rama. Sepse perse duhet me cdo kusht Minister i Brendshem duhet te jete nje trafikant apo familjare te tij trafikante. Nuk ka Shqiperia Nje Intelektual te Afte dhe te Paperlyer nga te gjitha kendveshtrimet! Ka dhe jam i sigurt per te. Por kjo eshte Kultura dhe Deshira e Pushtetit. Per te patur rreth vetes njerez me veprimtari kriminale qe mund te mbledhi para dhe vota qeverise dhe partise!? Por ketu kemi dhe Hallin tjeter. Kush do ta marri Pushtetin nqs e zeme se u rrezua Rama? Basha? I keni Pare dhe Degjuar Bemat e ketij HAJDUTI GALOPANT pa harruar Faljen e Detit dhe Vrasjet e 21 Janarit!? Kryemadhi? I keni pare Pasurite e Jashtezakonshme te SHeikut ILIR META dhe Sheikes Monika Kryemadhi!? SHIKONI VILAT dhe PRONAT E TYRE!? Pra ky Hall si do te zgjidhet! Pushteti Rrotullohet tek HAJDUTET dhe populli vetem LLAP! Mos Besoni Politikanet te cdo ngjyre qofshin! Ne zgjedhim vet me deshiren tone Pushtetare per te na Vjedhur! KETE MOS E HARRONI! Pushtetari me i Sinqerte TEK LANA! Pastaj kuptoheni vet per ata te Sojit KIRMINEL dhe HAJDUT qe i kemi ne pushtet per 28 vite rresht se ku duhet te shkojne!?

  2. O Mona, po ti qe e vjedh dhe e mjel kete vend, e do Shqiperine?!! Te pangopur, zullumqare e zuzare. Ka ardhur koha te paguani, dhe do ndodh shume shpejt.

  3. S’ke ci ben, ka dhe analfabete si ty qe megjithe se jemi ne vitin 2018 akoma mendjen tek Enveri. Nuk e di ku e permenda dhe ku alodova per te. Fatkeqesia eshte se analfabete si ty e falin voten per 1kg miell. Lexo dhe kupto permbajtjen e diskutimit tim! E perseris MESO dhe perpiqu te kuptosh. Nqs ke argumenta shtojce apo kritike atehere faktoj ato per te cilat une shkruajta gabim!? Nqs nje Parti vendos kandidat per deputet nje qytetar qe eshte i “MOLEPSUR” apo pjestare te rrethit te tij familjar NUK KE PSE E JEP VOTEN ose VOTON-kaq e thjeshte eshte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu