• |
ide | kryesore

Prangoset një tjetër sekser në universitetin e Elbasanit, shkon në 8 numri i të arrestuarve

Lajme, Të fundit



Pas arrestimit të dekanit të fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Shefes së Departamentit të Gazetarisë, 3 sekserëve dhe një studenti pak kohë më parë në Elbasan, një tjetër sekser është arrestuar gjatë ditës së sotme në kuadër të operacionit ‘Dekani’.

Mësohet se në pranga ka përfunduar 43-vjeçari Gëzim Qytyku, pasi dyshohet se ka qenë sekser dhe ndaj tij është bërë ekzekutimi i urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata e Elbasanit.

Personat e arrestuar akuzohen për “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *