• |
ide | kryesore

Rama në palestrën e Tepelenës: Bëjeni me sauna dhe shkruani “Lojëra me dorë, përdoret sipas rastit”

Lajme, Të fundit



Për të dëgjuar Edi Ramën, qytetarët e Tepelenës u ftuan në palestrën e gjimnazit ku kryeministrin e kanë vizatuar si basketbollist. Në murin e palestrës, në krahun e djathtë të tij, vizatimi qëndron si dedikim nga kryetari i Bashkisë, Tërmet Peçi.

Dhe ndërsa fliste para qytetarëve për turizmin, kryeministri i premtoi kryetarit të Bashkisë se me reformat e qeverisë, turistët në Tepelenë do të bëhen me mijëra. Jo turiste dosido, por suedeze, nga ato që do ta hutojnë Tërmet Peçin.

Të gjitha ato suedezet që hutuan Tërmetin kur ishin para Ali Pashës do bëhen me mijëra” tha Rama duke korrur duartrokitje në sallë.

Nga premtimi mahnitës për Tërmet Peçin, kryeministri kaloi në realitet, ku tha se në Tepelenë nuk kishte asnjë hotel dhe jo vetëm që nuk mund të vijnë dot mijëra suedeze, por as ai dhe ministret e tij nuk kanë ku të qëndrojnë.

“Sapo të ndërtohet një hotel në Tepelenë, mund të vijmë edhe ne të bëjmë një mbledhje qeverie, sepse nuk kemi ku të qëndrojmë” u shpreh kryeministri, të cilit në këto rrethana nuk i mbeti tjetër, veçse ta mbyllte fjalimin me një batutë.

“Tërmeti më ka thënë këtë sallë do ta bëjë edhe me ngrohje dhe unë i sugjeroj që ta bëjë edhe me sauna, pastaj të shkruajë aty “Lojëra me dorë dhe sauna, përdoret sipas rastit” ishte batuta e Ramës. ©Lapsi.al



5 Comments

  1. Ka te drejte! Ajo cka i duhet Tepelenes sot nuk eshte Bypassi, as zhvillimi bujqesor e agroturizmi! Aq me pak punesimi dhe zhvillimi rural. Tepelenes sot i duhet, fjala vjen, nje teleskop gjigand qe te veshtrojne yjet, nje kompleks saunash apo nje piste hokej, nje piste Formula 1, si edhe nje Safari me kafshe ekzotike ku te gjuaje Udheheqja….

  2. rames i duhet nji ngjal lalzi tre meta e gjat qe meta i futi nga prapanica ne tru dhe nja tre doza kokain,pastaj ky jasheqitje enveri del bloz si tek gazetarja ambrozia.po i dhe rames vetem bishtin e ngjales dhe vetem nji doz kokain atij dhe planeti JUPITER i duket se eshte ne surrel.qfar te ben droga nuk ta ben as frrok e ndok se bashku.

  3. parti edvin o sa mir mbi kok i dhin,
    parti enver o sa mir i ke dhjer
    ter diten jashteqitjet e stalinit,shoket e frrokut doshit,roshit,geromit fatmut xhafes e edvinit bertasin ilir meta na jep ngjala se pa to nuk lind nana.

  4. O Rama mos e ngatero me keto termaTermet ziun , se sa te ikesh ti do te thote “ do ta bejme me s…ma “ se ai e kuptoi per mendere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *