• |
ide | kryesore

Tentoi të grabiste bankën në Lushnje, arrestohet pas 1 km ndjekje 25-vjeçari

Lajme, Të fundit



Policia arrestoi 25-vjeçarin Olcion Muço pasditen e sotme pasi tentoi të grabisë një bankë në Lushnje.

Sipas policisë, rreth orës 16:00, 25-vjeçari nga Berati ka shkuar drejt bankës dhe ka qëlluar me armë. Nga të shtënat nuk pati asnjë person të lënduar.

Pasi u njoftua, policia arrestoi autorin e dyshuar pas një ndjekjeje, rreth 1 kilometër. Olcion Muço tentoi të largohej në brendësi të lagjeve, por pa mundur t’i ikë policisë.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maska dhe 1 kapuç.

Gjithashtu në vendngjarje u sekuestruan 8 gëzhoja pistolete TT të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *