• |
ide | kryesore

Vëzhgim/ Mirë me Agron Xhafën, po me hashashin ç’bëhet ?

Arkiva, Kryesore



Mirë, le ti besojmë për një çast versionit të Edi Ramës. Le ta marrim të mirëqenë se audiopërgjimi me vëllain e Ministrit të Brendshëm është i manipuluar. Le të bindemi për portretizimin që socialistët i bëjnë dy figurave kryesore të këtij investigimi. Le t’i japim të drejtë kryeministrit në portretizimin qesharak që i bën Babales, të cilin e njihka e gjithë Vlora për profilin jo serioz. Le ta pranojmë njollosjen që mëkëmbësit e tij i bëjnë gazetarit Jetmir Olldashi duke e vizatuar si një njeri që ka më shumë afinitet me punët e kanalizimeve sesa me gazetarine investigative, më shumë afinitet me PD-në, sesa me të vërtetën.

Të gjitha këto, sikur t’i merrje për të mirëqena do shpinin në konkluzionin e pakthyeshëm se audiopërgjimi është një manipulim. Se ai nuk është kurrë zëri i vëllait të ministrit. Se ashtu sikurse tha Edi Rama të hënën në ABC ajo është një punë e kryer nga struktura të dyshimta për të shkatërruar imazhin e një njeriu, që po lufton krimin dhe që bëhet për të penguar rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Pranimi i të gjithë këtyre pandehmave dukej sikur do ta lehtësonte pozitën e qeverisë nga skandali i audio përgjimit.

Por e vërteta është ndryshe.

Investigimi i transmetuar dje në Ajzberg tregoi një faqe që i fshihet publikut. Të dy personazhet, pra edhe ai qe nuk ka lidhje me gazetarinë edhe ai që trajtohet si një burgaxhi qesharak, vetëm brenda një dite, në tre vende që shkelën vërtetuan se Vlora është një depo e stërmadhe hashashi. Se aty mund të gjesh bar kudo, në sasinë që do dhe me një lehtësi ulëritëse.

Pra ajo që pamë dje në Ajzberg me audio dhe video është shumë e rëndë. Edhe sikur vetëm aq të jetë e vërtetë. Edhe sikur Agron Xhafa dhe i vëllai të mos jenë fare të përfshirë në atë histori. Le te kujtojmë se rregjistrimet e transmetuara mbrëmë janë bërë sipas të gjitha dëshmive në fund të tetorit. Pra në një kohë kur kryeministri i kishte bërë deklaratat pompoze se e kishte fituar luftën me kanabisin, madje kishte falenderuar edhe opozitën në kontributin për këtë fitore. Ato pamje ishin xhiruar pas këtyre gënjeshtrave të thëna me pompozitet në parlament dhe qoftë dhe vetëm ato do të ishin të mjafta për të na dëshmuar se rilindja na ka gënjyer për herë të disatë.

©Lapsi.al

 



12 Comments

  1. shif ridhjeresit o busha nga po del ter ajo kokain e kanabis ne itali e greqi,gjermani e kudo pos nga edvin rama e agron xhafa.

  2. Ndytesi SHQUP-i e asgje tjeter, egjitha inskenim i turpshem dhe naiv.Gazetari shperlau duart aidekleroi haptazi se nuk eshte i sigurte per autenticitetin e audiopergjimit dhe as per vertetesine e dekleratave te Albert Veliut.Ai tha shkurt dhe troc ,ai e ka degjuar te fliste me nje person ne telefon por nuk e din a ishte ai person Agron Xhafaj a dikush tjeter.Nje dite ka qene me Veliun ne Vlore dhe nuk e ka takuar as pare Agron Xhafajn madje veetm i ka vene nje pergjues Veliut i cili ka hyre ne lokalin qe thoshte se eshte i Agronit dhe eshte kthyer pas pese minutash me stilolapsin pergjues dhe Veliu i ka thene se eshte biseda me Agron Xhafajn.
    Tani ju uluritesit e Shqupit pidhni sa te doni.E verteta eshte se te gjithen e kane pergadite Salianji e Luli me kompani dhe vertetesia e audioinqizimit eshte nul.E keni pare Salianjin qe gati qante kur doli nga Prokuroria.Qoroditen dynjane me pordhe magari .Zoti i marrofte.Ani organizojne proteste !?

  3. ambrozia ju tregoi bushat ti e lavderove,por 24 or me pas rama te mblodhi bishtin nder kemb.qfare fakte kerkoni ,faktin agron xhafa e ka thell ne prapanic kriminel si vellau i vet gjat sundimit te monstres enver dhe tash.ju kerkoni gjurmen edhe pse nje gjiraf apo elefant keni perpara,analist se jo mahi.pse nuk kapeni per deshmit e rames se vellau i agronit esht qytetar shembelltyr-por ja qe doli qytetar qelbesir siq esht rama vet e xhafa,ruqi,tahiri,pjerdh e dhin ndreu,doshi,frrok,ndok,balila,xhelila ,kowe kokdhjera etj.kush te pengon bushatt qesja e parve te fituare me kokain apo thesi i parave ge fituara me kanabis.behu burr nji her jo jastek griselde.

  4. Plera. Nuk ndryshuan njeher. Te babzitur per lek fshihen mbas termave vizion dhe projekt. Ju shplafte mortja.

  5. o fusha e arsit ngele duke shkrujt perdite te njejten gje me emra te nryshem por ti harron qe ta njohim stilin e derdimen. dukesh qe paguhesh nga shteti se keto dite je shume aktiv ne mbrojtje te hashashit, Llogjika jote eshte shume e ceket dhe shume me tifozllik, por ske faj se per ate pune merr rrogen o rilindas mercenar

  6. PDja duhet te kthehet te problemet e njerezve dhe jo te merret me manipulime. Po behen 5 vite ne opozite dhe ne akoma nuk e dijme si do e luftoje korrupsionin PDja? Çfare do beje me pronat? Kush jane ministrat e ardhshem qe PDja ofron qe do jene me te zote se keta qe jane sot? Çfare do beje PDja per punesimin, shkollimin, shendetesine, infrastrukturen? Keta idiote te PDse na turperuan komplet. Nuk e kuptojne qe njerezit me mire qendrojne me Taulant Ballen se Edi Paloken, me mire me Usli Manjen se Alibeajn, me mire me Fatmir Xhafen se Flamur Noken, me mire me Erjon Braçen se ate tullacin me kapele sherifi dhe pistoleta. Kur do te hapet PDje ndaj njerezve te afte? Me kete tufe njerezish qe eshte tani kane marrur fund. Komplet.

  7. Gabohesh i pa emer sepse kurre ne jeten time nuk kam marre rroge qeverie dhe asnje inters as tifozllek nuk e kam te perbehem ne jeten time .NUk me intereson e majta as e djathta,as puna e Rames as e Xhafes ,asBerisha e as Basha.I vetmi interes i imi eshte Shqiperia dhe bereja e saje shtet normal ku funksionon drejtesia dhe shteti.Thjeshte shtet si gjitha dhtetet e BE-se ku vertete mbretron normaliteti dhe politikanet plaqkisin e vrasin qytetaret evete,ku ligji eshte i njejte per te gjithe.
    Besoj se vetem funksionimi i drejtesise se reformuar dhe te pavarur dhe integrimi ne BE eshte e vetmja rruge per te arritur kete qellim.Nuk besoj se politika shqiptare ne pergjithesi e deshiron kete,por aktualisht lidershipi i opozites me ngulm po perpiqet te destabilizoje dhe ndaloje reformen ne drejtesi dhe hapjen e negociatave ,ndryshe nuk do nxiste tere kete hallakame per nje audioinqizim te stisur,per nje trafikant e te denuar per te cilen gje e dinim te gjithe.Nuk besoj Salianjit dhe mendoj se eshte fatkeqesi e PD-se qe ai dhe disa te tjere jane deputet te saje.Nuk mund ti besoj as Albert Veliut si nuk i besonte as gazetaro Olldashi.Nuk i besoj as Agron Xhafajt sepse edhe ai eshte trafikant dhe i denuar.Nuk e di kush je ti ,ndoshta je vete Salianji,por nuk me intereson sipas gjykimit tim ata po perpiqen te nxisin trazira,protesta e dhune ,destabilizim per te ndaluar negociatat e Shqiperise me BE-ne dhe per te stopuar reformen ne drejtesi jane sot armiqte me te medhej te shqiptareve dhe Shqiperise.Te hapen negociatat te funksionon reforma ne drejtesi atehere nuk ka rendesi kush eshte ne pushtet sepse pushtetaret nuk do guxojne te vjedhin dhe te vrasin qytetaret,Do te arrihet normaliteti dhe ne shqiptaret do jetojme si gjithe qytetaret e Europes.Ky eshte interesio im ore i pa emer.Sa per mua shkofshin ne ferr qe tani Berisha ,Rama,Basha,Meta dhe gjithe ata qe i kane zhagitur shqiptaret ne kete llum te korrupcionit ,ne nje shtet pa drejtesi,pa prespektive ku pushtetare,gjykates,prokurore e administrator i shfrytezojne ,i plaqkisin, i vjedhin madje edhe i vrasin qytetaret shqiptare pa pameshire dhe pa asnje pergjegjesi.Ky eshte pra ajo qe me mundon .Prolongimi dhe vazhdimi i ketyre perplasjeve e shtyerjeve vetem i zgjate jeten korrupcionit dhe hajnise qofte nga pushtetaret e majte qofte nga ata te djathte. Para ma se 20 vjeteve Shqiperia ishte shume afer integrimit dhe shpetimit por njesoj si sot perplasja dhe destabilizimi na zgjati me decenie paprespektiven dhe padrejtesine .Ua zgjati sundimin dhe pasurimin politikaneve te korruptuar dhe te papergjegjeshem na la ne nje llum shteti te pa shtet ku po vuajne 90 % e shqiptareve.E di se nuk mund te ndrroj mendjen askujt por desha vetem te siguroi se nuk eshte ne pyetje asnje interes material as tifozllek ideologjik.Thjeshte e konsideroj kete hallakame dhe kete proteste si akte kunder reformes dhe integrimit dhe kjo i zgjate agonin dhe vuajtjet 90% te shqiptareve.

  8. O Ari o t qift babalja ty dhe shoket e tu . Shkruaj sa me teper nga keto shkrime qe te tallim Penisin sic duhet me ty or kokederr qe nuk meson dot as alfabetin .

  9. o Fusha e arsit, po cme flet si komunist ne mbledhjen e frontit, kur kerkohej te forcohej uniteti rreth PArtise. Ti nga njera ane thua sme intereson Agron Xhafa nga ana tjeter e mbron dhe thua nuk i besoj Babales apo Jetmirit, pra je kontradiktor. Mos me mallengje me teorine e integrimit apo destabilizimit se i ka dale era me kohe. Ne te gjithe boten behen protesta per ceshtje madhore dhe per ato qe lidhen direkt me mireqenien e nje populli sepse protesta eshte nje mjet demokratik i shprehjes se pakenaqesise popullore, dhe ne shumicen e kohes udhehiqet nga partite opozitare. Ato ndodhin kudo dhe kane sjelle vetem progres keshtu qe mos me hap barkun me hartimin tend te klases se 8

  10. Fushes Arrsit j’u befsh kurban,
    O legen mjeran !,
    (‘Integrimi’ te mbifte ne shtepi!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *