• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zbulohet lokali ku u përgjua vëllai i Fatmir Xhafës

Lajme, Të fundit



Audio përgjimi midis Albert Veliut dhe Agron Xhafës, dyshohet se është bërë në katin e dytë të një pallati, ku ndodhet një bar-kafe. Ky lokal njihet prej shume vitesh, si pronë e vëllait të Ministrit të Brendshëm.
Vendi ku thuhet se u realizua audio-përgjimi midis Albert Veliut, ose i njohur ndryshe si Babalja me të supozuarin vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafa, është një ambient ku shërbehet kafe, në katin e dyte të një pallati, përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë.

Vlonjatët e njohin prej shumë vitesh si pronë e Agron Xhafës, zëri i të cilit hamendësohet se ishte në audio përgjimin, në bashkëbisedim me Babalen për afera të trafikut të kanabisit.

Në lokalin “Miami”, vazhdohet të shërbehet.

Fqinjet i thanë ABC News se klientela nuk ka pësuar rënie. Sikurse ai nuk është mbyllur asnjë ditë megjithëse tashmë dyshohet si strofka ku u gatua përgjimi që shkaktoi skandal.

Në kohën kur u regjistruan zërat mes Babales që kërkonte drogë për të dalë nga gjendja e tij e vështirë ekonomike, dhe sipas tij, Agron Xhafës, kanë qenë dhe persona të tjerë, por që identiteti i tyre nuk bëhet publik.

Gazetari Jetmir Olldashi i cili ka pranuar se ishte një investigim prej tij, nuk ka qenë prezent në procesin e audio përgjimit dhe as e ka parë dhe njeh Agron Xhafën.

Olldashi ka folur për median se koha kur u realizua audio-përgjimi ishte tetori i vitit të kaluar, kurse PD e bëri publike në datë 14 Maj.

Dy ditë më pas vëllai i Ministrit Xhafa përmes një letre publike mohoi të ishte zëri i tij. Ai dha një deklarim në prokurori dhe më pas iu vetëdorëzua policisë italiane në aeroportin e Rinasit.

Një ditë më pas PD transmetoi intervistën që gazetari Olldashi kishte realizuar me Babalen, i cili tregoi se kishte vepruar për hakmarrje dhe se zëri tjetër ishte i ish-shokut të tij Agron Xhafa. Në Vlorë familjarët e Babales apo të Albert Veliut janë larguar nga banesa, por në “Miami bar” klientela vazhdon.



2 Comments

  1. o bushat kot e ke te mbron mu.in me shosh,era i vjen se i vjen,pra behet mut i thare.avionin o psikopat kazan jua beri mushkonj,jastekun e griseldes femij nent muajsh,bllokun e metes ngjal lalzi,tahirin qun shembulloe e perdhunues roshin njeri i mrekullueshem.mjaft me hile.leri gjoj por fol si burr e jo si krymb.

  2. Per mua si shqiptar vet deklarimet e tyre te paqarta dhe ne kundershti me njera tjetren nuk e bejne serioze akuzen apo vertetojne dicka. Le te themi shqip se eshte SAJESE partiake! Kjo nuk e shpeton Qeverine Rama. Sepse perse duhet me cdo kusht Minister i Brendshem duhet te jete nje trafikant apo familjare te tij trafikante. Nuk ka Shqiperia Nje Intelektual te Afte dhe te Paperlyer nga te gjitha kendveshtrimet! Ka dhe jam i sigurt per te. Por kjo eshte Kultura dhe Deshira e Pushtetit. Per te patur rreth vetes njerez me veprimtari kriminale qe mund te mbledhi para dhe vota qeverise dhe partise!? Por ketu kemi dhe Hallin tjeter. Kush do ta marri Pushtetin nqs e zeme se u rrezua Rama? Basha? I keni Pare dhe Degjuar Bemat e ketij HAJDUTI GALOPANT pa harruar Faljen e Detit dhe Vrasjet e 21 Janarit!? Kryemadhi? I keni pare Pasurite e Jashtezakonshme te SHeikut ILIR META dhe Sheikes Monika Kryemadhi!? SHIKONI VILAT dhe PRONAT E TYRE!? Pra ky Hall si do te zgjidhet! Pushteti Rrotullohet tek HAJDUTET dhe populli vetem LLAP! Mos Besoni Politikanet te cdo ngjyre qofshin! Ne zgjedhim vet me deshiren tone Pushtetare per te na Vjedhur! KETE MOS E HARRONI! Pushtetari me i Sinqerte TEK LANA! Pastaj kuptoheni vet per ata te Sojit KIRMINEL dhe HAJDUT qe i kemi ne pushtet per 28 vite rresht se ku duhet te shkojne!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *