• |
ide | kryesore

Vranë me thikë 22-vjeçarin për një karikues, Prokuroria kërkon rikthim në burg të tre të akuzuarve

Lajme, Të fundit

Vrasja e Marvin Mihalit për një karikues telefoni trondi mbarë opinionin publik. Tre javë më parë Gjykata ka liruar 3 nga katër të ndaluarit për vrasjen e 22-vjeçarit.

Por prokurori Gjergji Tako ka kërkuar rikthimin e tyre në qeli duke riformuluar akuzën. Tako i akuzon 4 të rinjtë për vrasje të kryer në bashkëpunim.


Dosja shkoi në gjyq me akuzë për vrasje e moskallëzim krimi ndërsa Gjykata do të japë vendimin javën e ardhshme për kërkesën e Takos. Mihali u godit me thikë më mesnatën e 30 korrikut pranë stadiumit “Selman Stermasi” pas një konflikti me 4 të rinj.

Gjithçka ka nisur pas një konflikti mes 22 vjeçarit dhe shtetasit Dejvi Bitraj 19 vjeçar. Mësohet se shkak i nisjes së sherrit ka qenë një celuar i blerë nga viktima dhe nuk i punonte karikuesi dhe kishte probleme me disa aplikacione.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu