• |
ide | kryesore

Alarm për bombë në Vatikan

Planet

Një alarm për bombë në një bankë në afërsi të selisë së shenjtë ka alarmuar forcat e sigurisë.

Një bankë pranë Vatikanit është evakuuar mëngjesin e kësaj të mërkure, pas një sinjalizimi anonim për praninë e një bombe në godinë.

Oficerë të shumtë të policisë romake rrethuan rrugën që të çon në Sheshin e Shën Pjetrit, ndërsa telefonata mendohet të jetë bërë nga një grua.

Gjatë kohës që është dhënë alarmi, Papa Françesku mbante një fjalim të përjavshëm përpara besimtarëve të krishterë, vetëm pak metra larg vendit ku u ngrit alarmi për bombë.

Megjithatë, nga kërkimet e bëra në zonë, policia deklaroi për mediat se nuk është gjetur asnjë pajisje e rrezikshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu