• |
ide | kryesore

Arratisja e të dënuarit, reagon kreu i gjykatës Vlorë: Gjykata jashtë çdo parametri sigurie, shteti të ndërhyjë

Lajme, Të fundit



Arratisja nga salla e gjyqit e 28-vjeçarit Mikel Kasaj ka risjellë në vëmendje dhe parametrat e sigurisë në gjykatën e Vlorës. Kryetari i kësaj gjykate, njëkohësisht dhe gjyqtari i çështjes së Kasajt, ku u dha vendimi, Skënder Haluci thotë se i ka kërkuar vazhdimisht KLD-së të merren masa.

E kam kërkuar vazhdimisht dhe e kërkoj me forcë, dje ka qenë hera e fundit që kam marrë në telefon KLD, gjykata jonë është jashtë çdo lloj parametri sigurie, delegohen gjyqtarë në Sarandë, nuk ka asnjë mjet transporti. Dje u kam deklaruar KLD dhe zyrës së administrimit të buxhetit gjyqësor. Nuk mund të shkojnë gjyqtarët me furgonat e linjave pa asnjë lloj sigurie duke pasur në gjykim çështje të rënda penale”, – tha Haluci.

Siguria dhe mbrojtja e jetës së gjyqtarëve ka qenë kërkesa tjetër e vazhdueshme e Halucit, prej katër vitesh në këtë detyre. “Kërkojmë autoriteteve shqiptare të marrin masa për mbrojtjen e jetës së gjyqtarëve”, tha ai.



1 Comment

  1. Rendi dhe siguria jane ne standartet me” te larta” nen drejtimin e ministrit-xhafa–se kini futur ne radhet e policise -rrypa–te cilet nuk e kane mendjen tek puna po si te bejne ndonje pazarllek -hashashi-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *