• |
ide | kryesore

Audio-përgjimi i Agron Xhafajt, Patozi: Kur prokurori nuk ka, e marrim me qera apo e japim me koncesion

Lajme, Të fundit



Duke komentuar deklaratat politike dhe heshtjen e prokurorisë pas publikimit te audio-përgjimit për vëllain e Fatmir Xhafajt, e dëshminë e bashkëpunëtorit X qe rrëfeu njohjen me Agron Xhafajn, ish deputeti i PD Astrit Patozi ne nje postim ne rrjetet sociale thotë se situata është me keq nga ajo qe thonë partitë politike, pasi Patozi mendon se nuk kemi prokurori fare.

Sot gjendemi në situatën paradoksale, kur njëra palë thotë se më në fund kemi prokurorinë që duam, kurse tjetra që kjo është më e keqja në Shqipëri, që nga koha e Ismail Qemalit, sepse e ka futur të gjithën në thes “Sulltani”. Të dyja palët ia fusin kot dhe nuk thonë të vërtetën, sepse në fakt ne nuk kemi prokurori fare. Sepse po të kishim, të paktën do ta merrnim shpejt një përgjigje në është autentik apo falso “Babalja”. Do të ishte minimumi për të krijuar një ide paraprake ndaj një çeshtjeje shumë sensitive, që mban pezull zhvillimet politike dhe sociale në vend. Do t’i jepte mundësinë publikut që të paktën të mos shikonte sërish këtë shfaqje të shpifur me dy gjela majë plehut, që i hakërrehen njëri-tjetrit, por vetëm njërin prej tyre. Në kushtet e mosbesimit të plotë nga njëra palë, po të kishim prokurori, kjo e fundit do të kishte pajtuar me kohë agjencinë më të specializuar perëndimore në lëmin e përgjimeve dhe nuk do të shtynte ditët kot me procedura rutinë dh thirrje dëshmitarësh. Natyrisht, ka nga ata që thonë se qeveria e kap lepurin me qerre dhe na duhet veç të presim e të shikojmë. Por në ka një rast në botë që nuk duhet humbur asnjë sekondë, nëqoftëse pretendojmë për shtet, është pikërisht ky. Sepse është njësoj si të shkojë në spital dikush, që i ka plasur apandesiti, dhe të mos e fusin në sallë të operacionit, por t’i japin paracetamol për t’i qetësuar dhimbjet. Dhe kur prokurori nuk ka, si i bëhet, e marrim me qera apo e japim me koncension?” – shkruan Patozi

 



3 Comments

  1. As ka patur ne keto 25 vjet as prokurori as gjykate,keta Jane njerzit me te pasur .Kerkoi keto dokrra tek vehtja jote.

  2. Keta jane prokuror pa veting si mund te presesh drejtesi prej tyre ?
    Ne nuk e dime se sa te paster jane ata…

  3. Po si mund te te japi prokuroria ty o debil nje pergjigje per autencitetin e pergjimit per sa kohe ti origjinalin e mban ne arshiven e SHQUP-it!?
    Ti je idiot apo shtiresh si si i tille?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *