• |
ide | kryesore

Berisha: Arbër Çekajt i lidhur me PS, 613 kg kokainë e porositën Olsi Rama dhe Ardian Çela

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur në studion e ABC Neës për akuzën e kryeministrit Rama se pas 613 kg kokainë të kapur në Maminas qëndrojnë zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike. Berisha thotë se pronari i kompanisë Arbri Garden është vërtet nga Tropoja, por i lidhur edhe familjarisht me Partinë Socialiste.

“Të kthehemi pak më herët në kohë, sërish në çështje droge. A e kujtojnë shqiptarët që Riformaton ma atribuoi mua dhe Silvio Berluskonit? Pasi ne akuzuam me të drejtë vëlla Olsin si “princ politik” të drogës u hodhën në akuza. Kaparin e kokainës ka çuar “Gjushi” (Vangjush Dako) dhe Ardian Çela, administrator i OSHEE. Tani Rama bën të njëjtën gjë me kokainën siç bëri me Riformaton.

Arbër Çekaj është tropojan, por ka një problem aty. Po të më pyesësh mua “ku është Meka jote, Meka ime është Tropoja”. Aty kam zemrën, shpirtin, etj.

Ky Çekaj i përket një familjeje kundërshtare në Tropojë. I ati i tij ka themeluar Partinë Komuniste në Tropojë. Xhaxhai i tij ka qenë sponsor i fushatave të PS, nëlloj si ky Met Kanani. Xhaxhai i tij ka qenë kryetar i këshillit kur e kanë pasur socialistët dhe ky ishte kryetar PS-së në Tropojë.

Pak kohë më parë Rama tha në parlament do ta shihni se kush nuk e hetoi drogën e kapur në Durrës kur u kapën 95 kg më herët. Ky ishte një presion për Hardarmatajn pasi ai kishte qenë prokurori i çështjes dhe në rastin e Tahirit. 613 kg kokainë e ka porositur Ardian Çela dhe Olsi Rama.

Nëse prokuroria dhe Edi Rama, se ata janë njëlloj, gjejnë prova, le t’i bëjnë publike njëllloj siç bënë publike ekspertizën e për zërin e Agron Xhafajt. Po përpiqen të maskojnë lidhjet e Olsit me këtë sasi droge, por unë e kam deklaruar se Maminasi është “Xibraka bis” – tha Berisha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Atij i paska qene i ati komunist aktiv ne shtetin e E. Hoxhes ndersa ti ke qene vete superaktiv deri ne miqesira personale me familjen e E. Hoxhes,……. meqene se na riktheve ne kohe o mashtrues ordiner.

  2. futi ne burg o bac, care na thu ne qe skemi gje ne dore, ti je baba i kombit vetem ty te besojme se ti nuk genjen asnjehere………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *