• |
ide | kryesore

Berisha numëron pasuritë e paligjshme të Agron Xhafajt  

Lajme, Të fundit



Sali Berisha deklaroi në emisionin “Byro Politike” se Agron Xhafaj ka vënë një pasuri të madhe në mënyrë të paligjshme.

Teksa numëron pronat e Xhafajt, Berisha theksoi se arsyeja pse ato nuk preken është vëllai i tij ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Sot Agron Xhafaj ka pasuri që nisin me pallatet në Vlorë, Tiranë e Pogradec, me lojrat e fatit e deri tek tokat, por pasuritë e tij nuk preken, asnjë centimetër i tyre nuk preken, sepse e mbron Fatmir Xhafaj. 

Për Xhafajn thonë është serioz, po nëse hipokriti është serioz, atëherë çfarë i mbetet seriozitetit, si mund të quhet serioz një njeri që ka fshehur kërkesat për ekstradim për vëllain e tij”, tha Berisha.

Sipas tij, Fatmir Xhafaj, e ka vendin para ligjit dhe në qeli, pasi ka shkelur ligjin, ka fshehur ekstradimin e të vëllait.



8 Comments

  1. Po serioziteti yt ku qendron!?
    Ti na paraqitesh i varfer por fundjavat dhe pushimet i bene ne super vilat e femijeve tuaj qe vetem per nje firme suksesi te hedhur nga babai kerkonin 3.000.000 Euro, apo u moren jeten 28 njerzve te pafajshem midis tyre dhe femije.
    Edhe per ty zagaret qe te lepijne bythen thone se je serioz por ty hipokrizine t’a ka shkruar Perendia ne balle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *