• |
ide | kryesore

Berisha: Si u tentua zëvendësimi i Saimir Tahirit me Adriatik Llallën

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se mazhoranca tentoi të organizojë arrestimin e ish-kryeprokurorit Ardiatik Llalla në kulmin e skandalit “Tahiri”. Në studion e ABC News, Berisha tha se prokuroria dhe qeveria tentuan të nxjerrin para opinionit publik, Llallën si një “peshk të madh”.

“Pati një moment kur këta tentuan të zëvendësonin Tahirin me Llallën. Kur flitej për “peshq të mëdhenj” këta menduan që të nxirrnin Llallën si arrestim të madh për të mbuluar çështjen “Tahiri”. U duhej “të shpëtojmë një herë Tahirin dhe të shesim Llallën”. Jo. Tahiri është një baron droge dhe që zbatoi porositë e Edi Ramën.

Llalla akuzohet se ka pastruar para? Le të dënohet me masën më të rëndë. Nuk mbroj asnjë që ka shkelur ligjin, por “gjueti shtrigash” nuk pranoj për asnjë” – tha Berisha. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. I verteti Berisha na paraqitet nga nipi i Bushatllinjve dhe Nipi i Hysniut,Besniku i Enverit! A ka me shume nevoje per te treguar se kush eshte mercenari medioker Bushati,Andi, dhe Saliu kriminel?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *