• |
ide | kryesore

E kryer/ Ancelotti firmos te Napoli, Sarri bën gati valixhet

F1, Sport



Carlo Ancelotti firmos te Napoli. Konfirmimi ka ardhur pas një takimi në Romë që zgjati 3 orë ku ballë për ballë ishin trajneri i famshëm italian dhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Ka qenë presidenti i Napolit ai që i ka prezantuar ish-trajnerit të Bayern Munich dhe më herët Milan, Juventus, Real Madrid projektin e tij për një skuadër kompetitive në Itali dhe në Europë.

Ancelotti ka firmosur një kontratë prej së cilës do të përfitojë 6.5 milionë euro në vit bashkë me stafin. Mes bashkëpunëtorëve do të jetë djali i tij Davide dhe dhëndri Mino Fulco, nutricionist. Tashmë duket se trajneri Sarri po bën gati valixhet për te Zenit i Shën Peterburg. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *